Ronaldo i bën “gjëmën” Realit! Kjo nuk i kishte ndodhur prej 10 vitesh “Los Blancos”

Transferimi i Cristiano Ronaldos nga Reali i Madridit tek Juventus, duket se nuk po u kushton spanjollëve vetëm në lojën e tyre në aspektin e sulmit.
Mbrëmë Reali i Madridit arriti të fitojë me rezultatin 2-0 përballë Getafes me gola të Carvajal dhe Gareth Bale, por ajo çfarë ka lënë shije të hidhur ka qenë mungesa e tifozëve në stadium, duke shënuar rekordin më të ulët në 10 vitet e fundit.
Vetëm 48,466 njerëz erdhën për ndeshjen e parë në shtëpi të sezonit.
Herën e fundit që Reali luajti përpara numri të tillë të vogël në Santiago Bernabeu, ishte në sezonin 2008-09.
Me Ronaldon që tani ka shkuar tek Juventus, tifozët dolën në numër të madh për ndeshjen e parë të sezonit në Madrid.
Asnjë zëvendësim nuk është sjellë për të zëvendësuar CR7-ën në sulm. Askush nuk mund të zëvendësojë rekordin e Ronaldos me 450 gola në 438 ndeshje për Real Madridin, por trajneri Lopetegui duhet të mbështetet në fytyrat e njohura të Marco Asensio, Karim Benzema dhe Bale.

auto 4F30EF0900000578 6074093 image a 66 15346156048931534618511