Revista angleze: “Rama mashtroi, NATO nuk do të ketë bazë ajrore në Kuçovë”

Revista angleze, “Monocle”, e specializuar në marrëdhëniet ndërkombëtare, i ka kushtuar në një prej rubrikave, një shkrim ‘bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë’. Revista shkruan se, pas mburrjes së kryeministrit shqiptar se NATO do të hapte një bazë ajrore në Kuçovë, Aleanca u detyrua të bënte një sqarim. Monocle shton se, NATO bëri një deklaratë pak ditë pas lajmërimit në Facebook të Ramës, gjë që në dukje e konfirmonte pretendimin e tij, por kishte edhe një ‘bisht’.
Paratë për Kuçovën, 50 milion USD, do të vijnë nga Programi i Investimeve të Sigurisë së Aleancës, i cili rregullisht u jep ndihmë shteteve anëtare. Ndërkohë që hamendësimi është se paratë do të shkojnë për avionë luftarakë, trajnim pilotësh dhe armë të teknologjisë së lartë, nuk është kështu, sqarohet në shkrim. Të ardhurat do të shërbejnë për atë që NATO quan ‘rifreskim infrastrukture’, apo më specifikisht për depozita petroli. ‘Reputacioni i Ramës merr një goditje, ndërsa NATO merr një vend ku të furnizojë avionët’, përfundon shkrimi i Monocle.

rama foto