Raporti i CIA-s/ Basha: Shqiptarët nuk e meritojnë një kryeministër të lidhur me krimin e organizuar

Pas raportit vjetor të CIA-s, për Shqipërinë, ka reaguar edhe kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha.
Në raportin e CIA, thuhet qartë se Shqipëria vijon të mbetet një vend i rrezikshëm për prodhimin e kanabisit. Kreu i PD, shkruan se shqiptarët nuk e meritojnë një kryeministër të lidhur me krimin e organizuar.
Postimi i Bashës
Raporti vjetor i CIA: Shqipëria vendburimi kryesor për kanabisin.
Shqiptarët nuk meritojnë një kryeministër të lidhur me krimin e organizuar.
Në raportin e publikuar, CIA thotë se Shqipëria ka probleme me pastrimin e parave, si dhe kanale për kontrabandën e narkotikëve, armëve dhe emigrantëve në atë vend.
Në Bosnje dhe Herzegovinë, thuhet se po trajtohet problemi i pastrimit të parave dhe korrupsionit, ndërsa gjyqësori është i dobët.
Po ashtu thuhet se Kroacia është një vend tranzit për kontrabandën e kokainës nga Amerika e Jugut në Europën Perëndimore.

Raporti vjetor i CIA: Shqipëria vendburimi kryesor për kanabisin.Shqiptarët nuk meritojnë një kryeministër të lidhur me krimin e organizuar.

Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 20. August 2018