Puthja e Papës që shpëtoi vajzën 1 vjeçare me tumor

Fotoja kur Papa puthi në kokë nje vajzë vetëm 1-vjeçare, e cila në atë kohë luftonte për jeten me tumorin në kokë bëri xhiron e botës. Fotoja u shkrep në vizitën historike të Papa Francesko në SHBA, kur ai u përkul dhe puthi një vajze të vogël në Filadelfia.
Vajza ishtë Gianna Masciantonio, një vajzë njëvjeçare për të cilët mjekët nuk kishin asnjë shpresë se do të shërohej.
Mjekët i thanë prindërve të Gianna që të fillojnë të planifikojnë funeralin e saj. Tani, tre vjet më vonë, kanceri i saj është zhdukur plotësisht. Gianna fitoi pseudonimin ‘mrekullia në treg’.
Dy muaj pas puthjes së Papës, familja mori një njoftim me telefon që i ndryshoi jetën në prag të Krishtlindjeve.
Ira Dunkel, një specialist nga Qendra e Kancerit Memorial Sloan Kettering në Nju Jork u habit teksa pa disa nga analizat më të fundit rreth tumorit. Ai tha se ishte diçka që nuk e kishte parë kurrë më parë dhe urdhëroi me urgjencë një biopsi.
Më pas u zbulua se ishte një çrregullim i rrallë i gjakut që prek një në 10 milionë fëmijë.
Në fund të fundit, tumori nuk ishte vdekjeprurës. Gianna iu nënshtrua 15 muajve të kimioterapisë intensive dhe tumori shpejt filloi të tkurrej. Pas kësaj u shërua plotësisht.
Së fundi, prindërit e saj i dhuruan donacion 50,000 dollarë një spitali nga fondacioni i saj.