Plas skandali i racizmit te Manchester City

Një skaut i Manchester City-t raportohet të jetë nën investigim pasi ka përdorur fjalor racist për të përshkruar futbollistët e rinj me ngjyrë.
Dean Ramsdale, një zbulues talentesh i punësuar nga kampionët e Premier League, thuhet t’i jetë referuar lojtarëve si “BBQ” (Big, black and quick), që do të thotë të mëdhenj, të zinj dhe të shpejtë.4F1B26E400000578 6062225 Youth scout Ramsdale has more than 20 years of experience in Eng a 138 1534318227598
Sipas The Mirror, Ramsdale e ka përdorur këtë fjalor të papranueshëm në sy të agjentëve dhe kolegëve të City-t gjatë një takimi në qershor.
City raportohet të ketë nisur investigimin pasi një nga pjesëtarët e takimit ishte aq i zemëruar sa ka shkruar një ankesë formale drejt klubit.
Klubi, sipas Mirror, ka folur me Ramsdale për fjalorin e tij dhe i ka dërguar një letër apologjie.
Ramsdale ka që prej qershorit të 2017 që punën te City, pasi iu bashkua nga Sheffield Wednesday.

Gënjeshtrat e devotshme të Pep Guardiolës për lojtarët e tij
Sekretet e brendshme të Manchester City janë zbuluar në dokumentarin për ekipin anglez, që “Amazon Prime” do të transmetojë. “The Sun” zbulon disa detaje, që mund të shihen në imazhe.
Guardiola zbulon disa sekrete në marrëdhëniet e tij me lojtarët: “Do t’ju tregoj diçka, që është absolutisht e vërtetë: nuk i kam të gjitha përgjigjet! Shpesh, kur nuk di diçka, veproj para lojtarëve sikur ta dija, bëj kështu që ata të mendojnë se i kam përgjigjet dhe kjo u jep atyre besimin për të luajtur”.
Tekniku spanjoll pohon se në shumë raste ai ka një marrëdhënie atërore me lojtarët e tij: “Ndonjëherë iu bëj pyetje për jetën, pastaj duhet të adoptoj rolin e babait, vëllait apo djalit. Unë përpiqem t’u jap këshillat më të mira për jetën, jo vetëm për futbollin”. Përveç kësaj, ai beson se viti i tij i parë pa tituj ishte për shkak të arrogancës së vogël të grupit: “Arrogancë, arrogancë. Të gjitha ekipet e mëdha janë arrogante”.

405662 TS 15 08 18 5611479149