Maskat bëjnë kërdinë në Vlorë, vidhen makina e shtëpi, 5 raste vetëm në 24 orë

Grabitjet në Vlorë janë shtuar së tepërmi gjatë sezonit turistik. Bëhet e ditur se, pushuesit janë viktimat e vjedhjeve në këto ditë të nxehta në qytetin bregdetar. Duket se grabitësit preferojnë automjetet, prej nga marrin çfarë gjejnë brenda tyre, para, sende personale, deri edhe navigatorët e makinave. Ndër 5 rastet e vjedhjeve “të inventarizuara” nga Policia e Vlorës në 24 orët e fundit, nuk mungojnë edhe vjedhje banese.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Më datë 15. 08. 2018, në lagjen “1 Maji”, shtetasit R. D., vjeç 24, banues në Gjermani, në automjetin tip “Citroen Jumper”, i kanë vjedhur një laptop dhe një sasi parash. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 16. 08. 2018, në lagjen nr. 3, në banesën e marrë me qira shtetasit M. L., vjeç 28, banues në Itali, i kanë vjedhur një sasi lekësh. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 16. 08. 2018, në Orikum, në automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit Y. I., vjeç 65, banues në Fier, i kanë vjedhur një sasi lekësh. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 16. 08. 2018, në Orikum, në automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit N. P., vjeç 33, banues në Orikum, si dhe në automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit Gj. Gj., vjeç 45, banues në Orikum, janë vjedhur pajisjet navigator. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.