Ish-oficeri i Antidrogës që dëshmoi kundër Tahirit, i rrezikuar në Holandë

Ish-oficeri i antidrogës Antonio Nazëraj i cili së bashku me Dritan Zaganin ishte pjesë e njësisë Antidrogë të Policisë së Fierit dhe kryen ndalimin e Habiljave, kushërinjve të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në aksin Levan-Tepelenë u ka bërë thirrje autoriteteve holandeze që të mos e dëbojnë në Shqipëri pasi siç duket autoritetet këtij vendi do ta dëbojnë për në Shqipëri duke e konsideruar si një vend të sigurtë.
Siç shkruan media holandeze “Eenvandaag”, Nazëraj ish-polici shqiptar rrezikon të dëbohet por ka frikë për jetën e tij
“Kur të kthehem, jam 100 për qind e vdekur”, mësohet të ketë deklaruar Nazëraj për “Eenvandaag”.
“Ministri ndaj të cilit drejtohej hetimi doli të ketë lidhje me kriminelët e drogës dhe që atëherë ka dhënë dorëheqjen”, shkruan media vendase duke treguar për frikën e ish-agjentit shqiptar të antidrogës.
Më tej në shkrim media holandeze shkuan “ Është e habitshme që gjyqtari në Zëolle i tha Shërbimit të Imigracionit të shikonte përsëri dhe më mirë rastin e këtij oficeri të policisë, Antonio Nazeraj”.
“Këshilli i Shtetit vendosi dy javë më parë që Nazeraj dhe familja e tij duhet të largohen nga Holanda”, vijon artikulli.
“Shqipëria duhet të jetë e sigurt për Nazërajn. Kjo ka të bëjë me Shqipërinë që është shpallur një vend i sigurt”, thotë avokati Maartje Terpstra.
Ish-agjenti thotë se “Unë nuk e shoh Shqipërinë si një vend të sigurt për veten time, kam frikë nga grupet kriminale që unë kam hetuar më parë, të cilët kanë marrë kontrollin e trafikut të drogës dhe po marrin mbështetje të fortë politike!”.
Në artikull flitet edhe për zbulimin e Antonio Nazëraj dhe kolegëve të tij të antidrogës për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ku makina e të cilit u përdor “Gjerësisht për trafikun e drogës”.
Anëtarë të tjerë të ekipit të drogës, kolegët e Nazairej, gjithashtu ndiheshin të pasigurt dhe ikën në Zvicër. Ata tani kanë marrë azil”, thuhet në shkrim.
Ndërkohë Nazeraj dhe avokati i tij po planifikojnë të fillojnë një procedurë të re azili dhe të përpiqen përsëri për të parandaluar dëbimin.

“Fax-news”