Humbja ndaj Atletikos shkakton tërmet te Reali! Media spanjolle: Marcelo i hutuar nga zërat për Juventusin

Duket e lehtë për të kritikuar Marcelo. Mbi të gjitha, sepse alibia është afër, të paktën deri në orën 20:00 të 17 gushtit, kur merkatoja e futbollit të mbyllet në Itali. Ndeshja “e komplikuar” e përjetuar nga braziliani kundër Atletico Madridit përkon me humbjen e Real Madridit në finalen e Superkupës së Europës, por mbi të gjitha me thashethemet e përfshirjes së fortë të Juventusit karshi tij.
Sinjalet në rrjetet sociale të javëve të fundit dhe nderimi i klubit bardhezi për anësorin brazilian duket se nuk kanë në sfond vetëm miqësinë e madhe të tij me Cristiano Ronaldon. Kjo është me të vërtetë “levë Arkimedi”, që do ta sillte Marcelon në Torino, ku do të gjente një tjetër klub të madh për karrierën e tij. Bashkë me mikun e tij të madh, Ronaldon, ai duket i etur për një aventurë emocionuese në Seria A.
“Ne nuk mund ta shpjegojmë gabimin e Marcelos në momentin e barazimit 2-2”. Ky është titulli i spanjolles “AS”, ndoshta i pavlerë, kundër njërit prej mbrojtësve më të fortë në Europë. Vetë ai shikon përpara dhe, pas ndeshjes, analizon humbjen kundër Atletico Madridit: “Ne luajtëm mirë, e kishim nën kontroll topin gjatë gjithë lojës. U rikthyem edhe pas golit të hershëm, loja shkoi mirë. Në shtesë patëm një shpërqendrim dhe u ndëshkuam”.
Lidhur me të ardhmen, Marcelo flet për transferimet dhe operacionet e ardhshme të Real Madridit: “Unë nuk jam i autorizuar për të folur mbi këto çështje. Skuadra është e fortë, por nëse dikush tjetër arrin, ai do të jetë i mirëpritur”.
Një ditë pas humbjes, “Marca” ka një pyetje për mbështetësit e ekipit të Real Madridit.
“A ka nevojë Real Madridi për përforcime?”, është pyetja nga “Marca”, që dyshon se ekipi ende nuk është i kompletuar.

Lopetegui: Humbja e Superkupës nuk e ndryshon politikën e Realit në merkato
Julen Lopetegui nënvizon se humbja ndaj Atletico Madrid në Superkupën e Europës nuk do të thotë se Real Madridi do të vendosë të nënshkruajë me lojtarë të rinj. Ish-trajneri i Spanjës e nisi keq aventurën e tij në stolin e “Los Blancos”, teksa u mposht 4-2 në Talin, të mërkurën, falë dy golave të Diego Kosta (brenda 90 minutave) dhe “rrjetave” të Saul Niguez e Koke, në kohën shtesë.
Fituesit në fuqi të Ligës së Kampionëve duket se kanë humbur shumë nga ikjua e Cristiano Ronaldos në Seria A, te Juventusi, si dhe nga Luka Modric, gjithashtu i lidhur për një lëvizje në Itali, tek Interi.
Edhe pse tradicionalisht në mesin e shpenzuesve më të mëdhenj të Europës, Real Madridi ka pasur një merkato të qetë kësaj vere, pavarësisht se ka qenë i lidhur me yje, përfshirë Eden Hazard, Mauro Icardi dhe Robert Lewandowski.
Asnjë zëvendësues Ronaldos nuk duket në “Santiago Bernabeu” dhe Lopetegui tregoi se nuk do të ketë panik të blihen lojtarë të rinj, pas humbjes me Atletico Madrid në kryeqytetin e Estonisë.
“Ajo që u përvijua nga politika sportive e klubit nuk ndryshon nga kjo finale, – tha Lopetegui për “Movistar”. – Tani fillon La Liga, e cila është një garë shumë e rëndësishme për mua. Atje duhet ta fillojmë mirë.
Ne ishim duke luajtur mirë në kohë shtesë, ishim duke dominuar, kombinuar, luajtur së bashku, me ndjenja të mira, por pas rezultatit 3-2, loja ka ndryshuar. Këtu u shfaqën probleme dhe ne kemi kërkuar zgjidhje me vendime të rrezikshme.
Në finale, diferenca shënohet nga gabimet që mund të shfrytëzohen dhe Atletico Madridi u treguar ekspert në këtë drejtim. Ata na kanë mundur dhe duhet t’i përgëzojmë, sepse kanë fituar me meritë”.