Dosja e Komisioneres së Vettingut: Shtëpi 180 mijë euro, lidhjet me krimin dhe udhëtimet me makinën e Top-Channel

Të tjera skandale janë denoncuar sot, lidhur me atë se çfarë po ndodh me komisionerët e Vettingut. Një nëpunës i administratës shtetërore i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha duke i dërguar disa fakte dhe dokumente të cilat tregojnë se një prej anëtareve të komisionit të Vettingut, jo vetëm që është ndjekur penalisht, por edhe ka patur lidhje me trafikantë.
Denoncimi i nëpunësit është bërë publik nga ish-Kryeministri Sali Berisha.
Postimi i plotë në Facebook
Njihuni me Ndrikull Sanxhaktarin, miss korrupsionin e Noriegës që vendos për Dvoran Vetingun dhe bën ligjin!
Nëpunësi dixhital denoncon:
– Miss korrupsioni, ndrikull Sanxhaktarin
– është ndjekur penalisht për afera korruptive të denoncuara nga KLSH.
-Ndrikull Sanxhaktari ka fshehur para parlamentit se nuk ka qenë e ndjekur penalisht ndonjëherë.
-Ajo vetëm me nënën pensioniste blen një apartament 180.000 euro.
– Ajo ka patur kontakte me trafikantë dhe kriminelë
– Ish bashkëshorti i saj, person i rrezikshëm pjesë e grupit të famozit Geron Xhafa, i përzënë si person i rrezikshëm për rendin nga policia italiane.
– Miss Korrupsioni i grupit të Dvoran Vetorëve,
– Udhëton sipas sistemit TIMS jashtë me makinën e TCH me targe TR216RP të drejtorit të Dixhitalb, Alban Jaho dhe spic dihet ky televizion ka procese të mëdha gjyqësore për pronësinë.

Këtu më poshtë keni mesazhin dhe të gjitha dokumentat që faktojnë akuzat e qytetarit dixhital.
“Mirëmbrëma zoti Berisha
Une dua te ndaj me Ju dhe te denoncoj disa informacione te rendesishme per nje Komissionere të Vettingut.
Komisioneren zj. Valbona Sanxhaktari, e cila është njeriu Rames dhe i z.Engjëll Agaçit .
1.
Zj. Sanxhaktari vjen si Komisionere nga zyra juridike e Kryeministrise, Ajo me perpara ka punuar ne Ministrin e Arsimit ne vitin 2004 dhe ndaj saj jane ngritur rreth 7 Akuza per Korrupsion dhe shperdorim te fondeve publike ne nje vlere te pergjitheshme prej afro 2.5 milion u.s.dollare nga Kontrolli i Larte i Shtetit duke e kallzuar ne Prokurorine e asaj kohe e cila nen drejtimin e z.Vexhi Muçmata sot deputet i Partise Socialiste i pushoi çeshtjet penale.
zj.Sanxhaktari nuk i ka deklaruar ndonjehere se ndaj saj ka pasur çeshtje penale duke i fshehur keto te dhena perpara Parlamentit qe e zgjodhi .
2.
Si ka mundesi qe kjo zoje me nenen e saj pensioniste nga viti 1996 dhe vetem me te ardhura buxhetore te bleje ne vitin 2018 ne vleren 180.000 euro nje ap.119 m2 ne nje nga Rezidencat me luksoze ne Tirane te Ambasador 3.?????? Apo i pastroi leket e korrupsionit te meparshem.
3.
zj.Sanxhaktari rezulton me kontakte te papershtateshme pasi ishbashkeshorti i saj, babai i femijes se mitur, shtetasi Arten Ramosaco nje person i rrezikshem ne Vlore pjese e grupit Xhafa, rezulton i deportuar nga sheteti italian me dt 19 korrik 2018 me motivin “i rezikshem per rendin dhe sigurine publike dhe i lene i lire nga policia e vlores dyshohet me nderhyrjen direkte te komisioneres, Engjell Agaçit dhe Fatmir Xhafës, pa verifikim paraprak.

4.
Komisionerja Sanxhaktari ka udhetuar dhe perdorur gjate detyres te pakten ne nje rast nje makine ne pronesi te Top-Chanel ( digitalb) dhe drejtorit Alban Jaho duke udhetuar ne drejtim te Malit te Zi me familjen e drejtorit te digitalb duke e drejtuar vete makinen. (sipas sistemit Tims).Makina Rover i bardhe me Targe TR216RP.
Kjo ka ndodhur gjate kohes kur Komisionerja kryente hetime te thelluara per Gjygjtaret e Gjykates se Larte qe sulmoheshin ne menyre agresive nga mediat e portalet per ceshtjen Top – chanel.
A mos ndoshta kjo Komisionere ka qene ne sherbim te Politikaneve qe kane interesa direkte dhe grupeve kriminale apo grupeve te interesit per te ndeshkuar te vetmit Gjygjtare te Larte qe nuk iu nenshtruan presionit .??
A ka qene ne konflikt interesi kjo Komisionere kur kryente hetime te thelluala ????
Per te gjitha sa me siper po ju dergoj provat .
A jemi perpara te njejtave standarteve qe ONM dhe nderkombetaret kerkojnë per Gjygjtaret dhe Prokuroret Shqiptarë apo për njerezit e mbeshtetur fort nga politika dhe krimi kemi standarte te ndryshme.
Duke patur besim te palekundur ne kurajon Tuaj ne denoncimin e korrupsionit dhe kapjen e Sistemit te Drejtesise mendoj se publikimi i ketyre fakteve tregon dhe njehere qe Reforma ne Drejtesi e bere nga njerez te tille eshte vetem Selektive e diregjuar direkt nga KM.
Ketu me poshte keni dokumentat:
Kallzimet per korrupsion
2. Kontrata e blerjes se prones 180.000 euro
3. Ish bashkeshorti
Dalja jashte me familjen e Drejt. Digitalb
Pronesia e mjetit TR216RP
Saktesim mjeti ka Targen AA 216 RP dhe eshte tip Rover i bardhe.

1 6

2 6

3 4

4 2