Buffon: Ronaldo do t’i heqë Juves “dhimbjen e kokës”

Gianluigi Buffon ka ndryshuar Torinon për Parisin, por kjo nuk do të thotë që portieri i PSG-së të mos mbetet shumë i vëmendshëm ndaj evolucioneve të ekipit të tij të mëparshëm dhe sa herë që ai vendoset para një mikrofoni, çështja bardhezi është e detyrueshme. Dje, pas fitores së skuadrës së tij kundër Caen, ai foli përsëri për Cristiano Ronaldon, që përkonte me debutimin e portugezit me ekipin e tij të ri:
“Unë shpresoj se ai mund t’i japë Juventusit atë që ka dhënë me ekipet e tij të mëparshme. Ronaldo nuk do t’i japë më Juventusit pakënaqësinë e viteve të fundit, kur e kishim rival. Shkuarja e tij te Juventusi nuk është për t’u habitur. Ai ka një kapacitet të madh prej udhëheqësi, çka e ka dëshmuar në ekipet ku ka luajtur. Kjo është historia e tij. Edhe nëse nuk fiton tituj, ai gjithmonë ka nevojë për pak mundësi, që të bëjë gjëra të mëdha”.