Berisha: Merkel kundër projektit të Beogradit dhe argatëve të tyre në Prishtinë

Ish-Kryeministri Berisha ka përshëndetur qëndrimin e kancelares Merkel kundër përpjekjeve për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Në një postim ën FAcebook Berisha shkruan se, Kjo është përgjigja e merituar ndaj përpjekjeve të Beogradit dhe argatëve të tij në Prishtinë për krijimin e Serbisë së Madhe dhe për copëtimin e ri të Kosovës, ndarjen e saj, ç’bërjen e fitores së luftës së shqiptarëve të Kosovës dhe NATO-s kundër Serbisë së Millosheviçit.
“Një qëndrim për t’u përshëndetur.
Të dashur miq, dje Kancelarja e Gjermanisë, Angjela Merkel, në konferencë shtypi në Berlin me Kryeministrin e Bosnje-Hercegovinës, deklaroi qëndrimin e saj të qartë kundër përpjekjeve për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Ky qëndrim i Kancelares, është për t’u përshëndetur si një kontribut real për paqen dhe stabiliten në rajon. Kjo është përgjigja e merituar ndaj përpjekjeve të Beogradit dhe argatëve të tij në Prishtinë për krijimin e Serbisë së Madhe dhe për copëtimin e ri të Kosovës, ndarjen e saj, ç’bërjen e fitores së luftës së shqiptarëve të Kosovës dhe NATO-s kundër Serbisë së Millosheviçit, dhunimit të të gjitha akteve ndërkombëtare për integritetin territorial të Kosovës, dhunimin e rezolutave të Asamblesë së Përgjithëshme të OKB dhe Këshillit të Sigurimit, dhe dokumentit Ahtisari. Kjo përpjekje është një ç’bërje e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare për Kosovën dhe vetë Aktit të Pavarësisë së Kosovës, 116 njohjeve të saj në kufijtë aktualë. Por, me këtë qëndrim Gjermania, gjithashtu kundërshton hapjen, nga serbomëdhenjtë e Beogradit dhe argatët e tyre albanofobë në Prishtinë, të kutisë së Pandorës dhe privokimin e një zinxhiri të ri konfliktesh në Ballkan”, shkruan Berisha.