Aksidenti tragjik në Genova, Basha ngushëllon familjet: Solidaritet të plotë me qeverinë italiane

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në Genova të Italisë, ku deri tani kanë humbur jetën 35 persona dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas shembjes së urës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ai u shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave ndërsa shton se ai dhe qytetarët shqiptarë janë në solidaritet të plotë me qeverinë italiane.
Postimi i Bashës:
I tronditur përcolla lajmin e aksidentit të tmerrshëm në Genova. Në këto momente të vështira për Italinë mike dhe popullin mik italian, shpreh ngushëllimet për viktimat e familjet e tyre, dhe solidaritet të plotë me qeverinë ???????? të KM @GiuseppeConteIT e MB @matteosalvinimi.

autostrada ne itali