30 sekondat e çmendura të Wayne Rooney në MLS (video)

Wayne Rooney ka përjetuar mbrëmjen e tij më të veçantë në SHBA, të dielën, në vizitën e Orlando City në fushën e DC United. Ekipi nga Uashingtoni, të cilit Rooney iu bashkua këtë verë, imperionoi veçanërisht pas një aksioni spektakolar të sulmuesit anglez.
Orlando luajti me një lojtar më pak që nga gjysma e dytë dhe DC United e vulosi fitoren në fazat përmbyllëse të kohës shtesë. Rooney u shfaq fillimisht si shpëtimtar i të tijve, duke bërë mbrojtësin që eviton golin e sigurtë nga kundërsulmi i shpejtë i vendasve, me portierin e tij që kishte dalë si sulmues gjatë goditjes nga këndi.
Pastaj, Rooney kroson nga një distancë e largët topin për te Luciano Acosta, teksa argjentinasi godet me kokë dhe shënon për rezultatin përfundimtar 3-2, pas 96 minutash lojë. Një superveprim kompleks i ish-kapitenit të Anglisë, që tregon se mbetet sërish një lojtar i madh, edhe pse në “perëndim” të karrierës.