Zëvendësja e Ramës, Mesi për VOA: Përkohësisht do të jemi pa Gjykata

Nga data 9 deri në 18 korrik në Nju York në selinë qëndrore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, u mbajt forumi i nivelit të lartë politik në kuadër të iniciativës “Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm” ose e njohur ndryshe si Axhenda 2030. Ky plan veprimi i Kombeve të Bashkuara i miratuar në vitin 2015 përmban 17 synimeve globale që i mëshojnë nevojës për përparim të vendeve anëtare të OKB-së. Shqipëria prezantoi për herë të parë “Raportin Vullnetar Kombëtar”, për progresin e arritur në kuadër të zbatimit të Axhendës 2030. Raporti u prezantua nga zëvendës kryeministrja zonja Senida Mesi. Zonja Mesi ishte e ftuar në një lidhje të drejpërdrejtë nga studio e Zërit të Amerikës në Nju Jork, rreth kësaj çështjeje si dhe të tjera që lidhen me zhvillimet e brendëshme politike në Shqipëri.
Zëri i Amerikës: Çfarë përfaqëson për vendin tuaj një nismë e tillë?
Senida Mesi: Për Shqipërinë është e rëndësishme që të jetë pjesë e nismave të tilla globale, sikurse është p jesë dhe anëtare aktive e OKB-së. Edhe Axhenda 2030 ështënjë nga ato nisma ku qysh nga janari 2016 qeveria shqiptare është aktive bashkë me gjithë organizatat e OKB-së të pranishme në Shqipëri me qëllim ngritjen e institucioneve të domosdoshme për të monitoruar dhe për të ecur para me axhendën dhe me objektivat e zhvillimit. Nga janari 2016 e deri tani kemi ngritur një sistem, i cili monitoron dhe vë në jetë një pjesë të konsiderueshme të këtyre objektivave madhore e afatgjata. Kemi besimin që këto objektiva do të na ndihmojnë nëzhvillimet afatshkurtra me qëllim që të plotësojmë dy objektiva: objektivat kombëtare, të lidhura me strategjinë kombëtare të qeverisë shqiptare dhe me objektivat afatmesme që kanë të bëjnë me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Nëse i lidhim këto objektiva me njëra tjetrën, jemi të lidhur edhe me objektivat e zhvillimit të qënrueshëm, të cilat i shoh si objektiva më afatgatë, të cilat çdo qeveri duhet t’i ndërmarrë.

Zëri i Amerikës: Shqipëria është një vend që ka ende një nivel të lartë varfërie. Nënjë raport të Bankës Botërore për vitin 2016, prezantuar një vit më parë, thuhej se 45.5 për qind e popullsisë jeton në varfëri të moderuar, ose me më pak se 5 dollarë nëditë. Sipas parashikimit të Bankës Botërore, deri në 2019 do të ketë një ulje me 3.23 për qind, por që niveli i varfërisë vazhdon të mbetet i lartë. Çfarë veprimesh konkrete ka marrë qeveria shqiptare për uljen e varfërisë?
Senida Mesi: Sfidat e qeverisë shqiptare janë të shumta dhe nuk kemi pak punëpërpara, por përkundrazi. Në lidhje me varfërinë, shifrat nuk janë aty ku do tëdonim ne sot, por trendet janë pozitive si për varfërinë, rritjen ekonomike, punësimin. Këto elemente japin shpresë se shenjat pozitive në rritjen e qëndrueshme jnë aty. Sfida jonë ëhstë për t’i mbajtur ato dhe për të krijuar njëzhvillim të qëndrueshëm, me qëllim që megjithë reformat që ne ndërmarrim, këto tëjenë në benefitin e qytetarëve dhe sipërmarrësve. Konkretisht, sa u takon shtresave në nevojë, këtë vit ne përfshimë me ndihmën e Bankës Botëtore, një skemë të re tëndihmës ekonomike, e cila targeton më të varfërit nga të varfërit. Mbi 10 mijë familje janë përfshirë për herë të parë në këtë skemë.
Zëri i Amerikës: U pa se kjo skemë e re cedoi në shumë pika dhe shumë njerëz tëvarfër ngelën jashtë saj për shkak të sistemit se si ishte krijuar ajo.
Senida Mesi: Ai është një sistem pikësimi, i cili targeton të varfërit më ekstremnëse disa kanë dalë nga kjo skemë, i bie që të kenë hyrë të tjerë që kanë patur më shumënevojë të domosdoshme. Gjatë këtyre dy tre muajve të parë të zbatimit të kësaj skeme ne kemi bërë edhe korigjime. Nuk jemi të pagabueshëm, sepse bëjmë edhe gabime. Besoj shumë tek një sistem vet-rregullimi, që të ecim përpara.

Zëri i Amerikës: Gjatë fjalës tuaj në takimin e nivelit të lartë ju theksuat si histori suksesi reformën në sistemin e drejtësisë. Por a mund të quhet kështu, kur Shqipëria, sot de facto nuk ka Gjykatë Kushtetuese, i ka mbetur një anëtar, Gjykatës së Lartë gjithashtu nga 19 anëtarë i kanë mbetur 6 anëtarë, ende nuk është krijuar KLGJ-ja as KLP-ja. A mendoni se ka patur nje problem në mënyrën si ështëkonceptuar reforma, duke i kushtuar më vëmendje pastrimit, por jo boshllëkut qëmund të krijohej, siç edhe ka ndodhur?
Senida Mesi: Kjo është një nga reformat më rrënjësore, më të domosdoshme dhe për hir të të vërtetës, kjo reformë duhej bërë shumë kohë më parë. Shumica tregoi dhe vazhdon të tregojë vullnetin e saj politik për të ecur dhe vazhduam një reformë tëtillë. Kemi të bëjmë me reformimin e një sistemi 28-vjeçar, i cili do të krijonte njëproblem të tillë në afatshkurtër. Unë besoj fort që më mirë të kemi një drejtësi tëdrejtë dhe të vuajmë këto probleme të momentit, që ju përmendët, se sa tëvazhdojmë me një drejtësi të zhdrejtë.
Zëri i Amerikës: A janë këto thjesht probleme të momentit? Sepse ju sot keni probleme edhe me ndryshimin e ligjit për shkollën e magjistraturës dhe nuk keni nga të gjeni gjyqtarët e rinj për të zëvendësuar gjyqtarët e larguar në sistem.
Senida Mesi: Dy janë elementet kryesorë: së pari, procesi i vettingut duhet tëshpejtohet, dhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka një listë prioritare, e cila shkon në nivelin e lartë, pra gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë e të Apelit. Përfshihet edhe një listë tjetër prioritare me 72 kryetarë gjykatash dhe të prokurorive me qëllim që të përparohet me procesin e vettingut. Përherë e më tepër sistemi po funksionon, sepse 19 anëtarë të gjykatave dhe prokurorisë nuk e kanë kaluar vettingun, shto këtu edhe 5 anëtarë të Gjykatës së Lartë. Ndërkohë 13 kanë dështuar gjatë procesit dhe mbi 10 e kanë kaluar këtë proces.

Duhet patjetër të kalojnë tëgjithë në këtë sitë, me qëllim që reforma të funksionojë dhe të bëhemi të besueshëm para qytetarëve tanë. Kjo kërkon kohë dhe me ngritjen e KLP-së dhe KLGJ-së, të cilat duhet të realizohen deri në fundin e vitit, ndërsa SPAK dhe BKH duhet të krijohen deri në qershor 2019, sistemi i ri i drejtësisë do të hyjë në funksion të plotë.
Zëri i Amerikës: Sa shanse ka për një konsensus për çështjen e Teatrit Kombëtar? Ju e keni miratuar ligjin, opozita sot u largua nga parlamenti, sepse kërkon të rishikohet procedura e votimit lidhur me këtë ligj. Ndërkohë pritet fjala e presidentit lidhur me këtë çështje? A do të lëshojë maxhoranca në këtë rast apo do të shkojë deri në fund?
Senida Mesi: Maxhoranca e ka marrë vendimin e saj dhe për mendimin tim kjo çështje është politizuar shumë. Qytetarët dhe artistët kanë të drejtën e tyre për tëpotestuar dhe ne nga ana tjetër kemi detyrimin për t’i dëgjuar së pari dhe për t’i informuar së dyti. Janë bërë shumë seanca informimi, duke nisur nga ministrja e kulturës, nga kryetari i bashkisë me qëllim që të mirinformohen dhe jo tëkeqinformohen ato individë që e duan artin dhe janë pjesë e tij dhe kanë të lidhur fëmijërinë e tyre me atë Teatër. Po të flaim nga ana ekonomike, qeveria shqiptare dhe bashkia e Tiranës me një marrëveshje të tillë përfitojnë trefishin e asaj sipërfaqeje, ku artistët nuk do të kenë një sallë problematike, ku qytetarët nuk do të kenë njësallë ku mungon sistemi i aspirimit, i ngrohejs apo i ftohjes.

Artistët do të kenë disa salla dhe do të jetë një qendër rekreative, ku qytetarët dhe artistët mund ta gëzojnë. Çdo risi dhe përparim ka ato protë dhe kundrat e saj. Ne kemi marrë tashmë njëvendim dhe do të qëndrojmë këtij vendimi, duke informuar qytetarët dhe artistët nëlidhje me çështjen e teatrit.
Zëri i Amerikës: Nga ana tjetër, ka patur shumë ndjeshmëri për mënyrën se si ështëbërë ky vendim, se nuk ka qenë aq transparent sa pretendon qeveria shqiptare. A ka qenë i tillë, a ka qenë transparent, me një takim nga kryetari i bashkisë, dhe çështja të lidhet kështu në këtë mënyrë?
Senida Mesi: Dakordësohem me ty në një element, në elementin e informimit. Informime janë bërë goxha në të dy nivelet, lokal dhe qendror. Por ndoshta ky informim duhet të kishte filluar në një fazë më të hershme, me qëllim që situata të mos politizohet dhe informacioni qysh nga hapat e para të mos keqpërdorej në vazhdim.