“Zëri i Amerikës” në mbështetje të artistëve për Teatrin, transmeton live protestën

Ndërsa disa prej medieve në Shqipëri kanë vendosur të mos transmetojnë protestën e artistëve që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, Zëri i Amerikës ka vendosur që të transmetojë live protestën tek Parlamenti.
‘Protesta e artistëve dhe qytetarëve para parlamentit kundër projekt-ligjit që parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar’, shkruan Zëri i Amerikës në faqen e Facebook.

Aktorët këndojnë Himnin Kombëtar para parlamentit
Aktori Neritan Liçaj ka marrë fjalën në protestën që po zhvillohet para Kuvendit për të mos lejuar kalimin e ligjit që sanksionon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
Por, sapo ka nisur të bëjë një thirrje, Liçaj është ndërprerë nga zërat e artistëve që kanë nisur të këndojnë Himbnin Kombëtar.
Pas kësaj, Liçaj ka lexuar me zë të lartë, Peticionin që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka dërguar të gjitha institucioneve shqiptare dhe të huaja për të penguar shembjen e Teatrit.

auto Screenshot 31530779641