Zbulohet emri i valltares shqiptare që u arrestua nga Interpoli me grupit kriminal nga Mali i Zi

Pas arrestimit të një grupi shumë të rrezikshëm nga Mali i Zi me kërkesë të Interpolit, grup i cili është i akuzuar për krime të rëndna si vrasje rrëmbime përsonash dhe grabitje kanë dalë detaje të reja. Është zbuluar edhe identiti i vajzës shqiptare nga Kosova që bashkëpunonte me këtë grup në prishtinë. Edhe kjo ka rënë në prangat e policisë.
Një natë më parë, Policia e Kosovës, respektivisht Njësitë Speciale kanë bërë arrestimin e katër personave të dyshuar për vrasje të kryera jashtë vendit.
Në mesin e të arrestuarve ishte edhe një femër, kosovare. Indeksonline ka raportuar mbrëmë për të arrestuarit, dy prej të cilëve ishin nga Mali i Zi, një nga Serbia dhe një femër nga Kosova.
Të njëjtit, me përjashtim të femrës kosovare, dyshohen për vrasje dhe kërkoheshin nga Interpoli.
Përgjatë arrestimit të tyre në një prej ndërtesave në lagjen ‘Kalabria’ në Prishtinë, Policia e Kosovës arriti të bëjë edhe konfiskimin e armëve, municionit dhe lendëve narkotikëve.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se vajza e cila është arrestuar, Laureta Zyba, është një femër e cila ishte valltare në disa klube të natës në Kosovë.
E njëjta dyshohet se ka bashkëpunuar me rrjetin kriminal përgjatë kohës sa ata qëndronin në Kosovë, por kjo do të vertetohet gjatë hetimeve që po i bënë policia.
Më poshtë kemi edhet disa fotografi të dyshuarës që është ndalur nga forcat e speciale te policisë.

auto 12241796 123330154697052 2596362236579730053 n1532076732

auto 12794347 192403454456388 7503265215030963353 n