Vrasja e shoferit të Xhafës/ Nuk ka pasur asnjë sms për familjarët, si po manipulohen hetimet për Qordjan

Kanë kaluar katër ditë prej së shtunës kur shoferi i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj u gjet i vrarë në ambientet e brendshme të Gardës së Republikës me një plumb në kokë.
Ende sot nuk ka një shkak të bërë të ditur lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt kësaj ngjarjeje fatale, që derimë tani është raportuar si vetëvrasje.
Nga regjistri i hyrje-daljeve të shërbimit të Gardës së Republikës, 31-vjeçari Qordja kishte hyrë në ambientet e brendshme rreth orë 6 e 45 minuta të mëngjesit. Kjo gjë është fiksuar edhe nga kamerat e sigursë të, cilat vërtetojnë se i ndjeri ishte i vetëm në automjetin tip Hyundai.
Më pas mbetet ende e paqartë se, në çfarë ore u krye akti nga Qordja, ndërsa në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Brendshme pohohet se, viktima u gjet i pajetë rreth orës 9 e 30 të ditës së shtunë.
Ndërkohë nëse në media u hodh lajmi se Shkëlzen Qordja kishte nisur një mesazh në drejtim të së ëmës ku i kërkonte falje, një gjë e tillë mohohet të ketë ndodhur nga ana e vetë familjarëve.
Nga kqyrja e tabulateve telofonike, por edhe atyre të mesazheve që ishin regjistruar në aparatin celular të viktimës, i cili ishte pa kod sigurie, grupi hetimor nuk ka konstatuar biseda me nivel të rënduar emocional.
Ndërkohë është rrëzuar dhe teza se i riu mund të ketë kryer vetëvrasje për shkak të konsumimit të alkoolit me miqtë e tij.
Viktima, sipas miqve të tij, kishte konsumuar vetëm dy birra, edhe pse kishte qenë në dy lokale deri në orët e para të mëngjesit. Brenda automjetit, i cili ishte i mbyllur nuk u gjetën avuj alkooli dhe kjo gjë u vërtetua nga ekspertiza mjeko-ligjore, ku 31-vjeçari nuk kishte nivel të lartë të alkoolit në gjak.
Familjarët kanë deponuar në Prokurori, se nuk kishin parë asnjë shqetësim te Shkëlzeni dhe nuk dinin që djali i tyre të ishte në gjendje të rënduar psikologjike.
Një nga pistat që po hetohet së fundit nga grupi hetimor është edhe ajo e vetëvrasjes nga pakujdesia, gjë që mbetet për t’u vërtetuar deri në përfndim të çështjes të nisur nga Prokuroria e Tiranës.