Vetingu i Berishës: Drejtori i spitalit të Peqinit punëson të gjithë familjen në spital!

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhet e dy qytetarëve nga Peqini, të cilët shkruajnë se, drejtori i Spitalit të Peqinit, Dashamir Malkja e ka familjarizuar këtë spital duke punësuar të gjithë familjen e tij. Shefe urgjence ka punesuar vajzën e tij, nusen e tij dhe vajzen tjeter i ka të punesuara si Stamotologe ne Qendren Shendetsore Peqin edhe keto nuk janë paraqitur asnjë herë në punë, vetëm marrin rrogën.
Postimi i Berishës në Facebook
Spitali publik i Peqinit ne narkoshtetin e Norieges shnderrohet ne prone te familjes!
Lexoni mesazhet e qytetareve dixhital! sb
“Doktor pershendetje. Jam nje qytetar i qytetit te Peqinit. Dua te denoncoj drejtorin e Spitalit te Peqinit, Dashamir Malkja i cili e ka familjarizuar kete spital. Shefe urgjence ka punesuar vajzen e tij, e cila nuk ka ardhur as edhe nje dite ne pune. Nusen e tij dhe vajzen tjeter i ka te punesuara si Stamotologe ne Qendren Shendetsore Peqin edhe keto nuk jan paraqitur sikur edhe nje dite ne pune por punojne privatisht ne kliniken e tyre. Persa i perket sherbimit te spitalit nuk gjendet asnje lloj medikamenti. Eko-n e spitalit e ka bllokuar. Cdo dere rri e mbyllur. Ju lutem publikojeni kete shqetesim per popullin e Peqinit! Ju lutem anonim. Respekte per ju Doktor Berisha !”

“Dr.Berisha Pershendetje! Jam nje banor i qytetit te Peqinit, sot duke punuar me pickoi nje insekt shkova ne spitalin tone per te bere nje tetanoz ,dora me ishte enjtur dhimbje kisha, me vizitoi mjeku roje e me tha nuk kemi tetanoz duhet te shkosh ta blesh ne farmaci, Doktor pyeta te gjithe farmacite e peqinit dhe nuk gjeta,vetem ne farmacine e drejtorit te spitalit z. Dashamir Malkja kishte ne gjendje,sepse ky kryehajdut i norieges te gjitha medikentet e spitalit i mer dhe i shet te farmacia atij private. Ky drejtor i rilindjes e ka kthyer spitalin e peqinit ne nje prone private te tij,ku shefe urgjence ka punesuar vajzen e tij pa shkelur as nje dite ne pune dhe pa pasur as nje ore eksperienc pune, stomatologe ka te punesuar bashkeshorten e tij te cila edhe ajo nuk ka shkelur as nje dite je pune,sepse dhe ajo ka nje klinike dentare private ku te gjith pacientet i pret atje,mjetet dhe medikentet i dergon ne kliniken private te gruas te tij.
Dhe e fundit z.Berisha dhoma e ekografise se spitalit qendron e mbyllur sepse Dash Malkja i ka derguar ekot ne kliniken e tij private dhe i ben atje vizitat.Ky drejtor ben cfare te doje ne kete spital sepse eshte miku i Anastas Angjelit dhe nuk i hyn gjemb ne kembe sa te kete ne mbeshtetje deputetin,te cilet i ndajne bashke vjedhjet qe bejne.Qyteti i Peqinit nuk e meriton nje makaber te tille,shpresojme tek ju z.Berisha qe te degjohet zeri juaj.
Flm”.