Veliaj refuzon Kuvendin, nuk shkon në Komision për të dhënë shpjegime për shembjen e Teatrit dhe kullat

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka refuzuar që t’i pëgjigjet kërkesës së opozitës për të qenë i pranishëm në Komisionin e Medias për të disktuar për shembjen e godinës së Teatrit dhe ngritjen e kullave në vendin e tij. Ai e ka refuzuar zyrtarisht, me një shkresë, Komisionin për Informimin të drejtuara nga deputetja e PD, Albana Vokshi ku thekson se shqyrtimi dhe zhvillimi i seancave dëgjimore për këtë temë është tashmë i ezauruar dhe përfunduar.
Ky refuzim i kryebashkiakut ka ardhur pas trazirës që ai shkaktoi në komision një javë më parë, ku ai shkoi pa qënë i thirrur dhe nuk pranoi të dilte nga mbledhja, ku fjalën e kishte vetëm Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.
Veliaj propagandoi me forcë në atë mbledhje arritjet e qeverisë, projektet urbane dhe theksoi se edhe projekti i teatrit do të bëhej ashtu si gjithë të tjerët që ishin kundërshtuar me forcë nga opozita.
Në atë mbledhje, Garda refuzoi ta nxirrte jashtë kryebashkiakun që debatoi ashpër me kryetaren e komisionit Albana Vokshin.
Pas trazirës që Veliaj shkaktoi dhe nuk iu përgjigj asnjë pyetjeje, nga mbledhja e komisionit iku edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.
Në një përgjigje zyrtare të kthyer nga bashkia theksohet se kryebashkiaku i ka dhënë të gjitha sqarimet e nevojshme për shqyrtimin e projktligjit.
“Nisur nga kërkesa juaj e përsëritur ku ritheksoni se pjesëmarrja e kryebashkiakut në mbledhjet e komisioneve paralamentare është detyrim kushtetues dëshiroj t’ju bëj me dije se nuk është detyrim. Përfaqësuesit e bashkisë së bashku me ministrinë e Kulturës kanë dhënë të gjitha shpjegimet përkatëse të kërkuara nga deputetët në komisione gjatë shqyrtimit të projketligjit për Taetrin duke ezauruar kështu kërkesën tuaj në lidhje me praninë e kryebashkiakut Veliaj në komision”.

komision