“Unë jam Teatri, eja edhe ti”!

Nga Sajmir RRAHMANI

Erik Remarku thotë: Si do të ishte bota nëse njerëzit do kishin edhe një shqisë të 6-të? Po të verbrit si ja bëjnë pa shqisën e 5-të, atë të shikimit?
Kështu jetojnë edhe pjesë të personave me aftësisë së kufizuar.
Por teatri i mban gjallë, i jep shpirt dhe kurajo për të jetuar e gëzuar sa do pak.
Qytetarët me probleme me shikimin si dhe grupet e tjera me aftësi së kufizuar, paraplegjikë dhe tetraplegjikë e ndjekin teatrin jo vetëm në sallën pranë trupës teatrale por edhe në distancë. Teatri për ne është një pjesë e jetës së përditshme. Qytetarët me aftësi ndryshe, bashkëjetojnë me teatrin, janë të lidhur ngushtë me të. Personat me aftësi të kufizuar vlerësojnë vlerat kulturore të vendit tonë, i evidentojnë ato. Këta persona nuk jetojnë dot pa vlerat teatrale. Aftësia ndryshe interesohet për vlerat monumentale të kombit shqiptar. Pa dyshim edhe Teatri Kombëtar i cili përfaqëson në memorien e çdo shqiptari të ndjeshëm ndaj artit dhe kulturës, përfaqëson vlerat e shumta. Ne duhet ta shpëtojmë godinën e Teatrit Kombëtar ashtu të gjallë e të lartësuar, të ripërtërirë dhe ti kujtojmë të gjithë plejadën e artistëve shqipëtarë që me veprat e tyre artistike i kanë dhënë kënaqësi çdo shqiptari.
Le të mbetet godina e Teatrit Kombetar si një monument madhështor për vlerat kulturore e artistike që ka përjetuar çdo shqiptar nga brezi në brez.
Ne do e mbrojmë teatrin tonë, se pa të populli shqiptar humbet një pjesë të kulturës së tij ndër vite. Le të mblidhemi përpara Parlamentit të gjithë qytetarët e ndjeshëm ndaj artit e kulturës për ti thënë “Jo” vjedhjes e “Jo” shkatërrimit të Teatrit Kombëtar.
Ne do jemi aty, eja dhe ti!

36611031 10212348972140803 1266770526299226112 n

36604700 10212348972260806 4717378566512181248 n