Tragjedia në Greqi, shkon në 80 numri i viktimave nga zjarri, mes të humburve edhe dy shqiptarë

Numri i viktimave në Greqi pas zjarreve masive vijon të rritet, të shumtë janë edhe personat e humbur, trupat e të cilëve nuk janë gjetur ende. Numri i viktuimave ka shkuar në 80 përsona që vdiqen pasi zjarri i fuqishem pushtoi zeonen në afresi të Athinës.
Dyshohet se mes të humburve të jenë edhe dy shqiptarë. Megjithatë kjo mbetet për t’u konfirmuar nga autoritetet greke, të cilët i janë nënshtruar kërkimeve intensive. Dushohte se shqiptarët e zhdukur punonin në një tavernë.
Numri i të plagosrve është 187 persona. Ngjarja bëhet edhe më tragjike, pasi 24 prej viktimave janë fëmijë. Ndërkohë dyshohet për qindra persona të zhdukur. Përgjatë ditës së djeshme edhe gjatë natës, në tri zona të ndryshme të Athinës ‘shpërthyen’ 15 vatra zjarri, ku situata më dramatike ishte në fshatin bregdetar Mati.
Qindra turistë janë evakuuar nga plazhet përgjatë operacioneve të shpëtimit. Aktualisht në terren ndodhen forca të nderhyrjes se shpejtë, të cilët po vijojnë kërkimet në çdo shtëpi të djegur.
Në mesin e viktimave janë edhe dy shtetase polake dhe 3 danezë, të cilët janë gjetur të mbytur në përpjekje për të shpëtuar nga flakët. E duke qenë se trupat tyre nuk kanë qenë të dëmtuara identifikimi nga të afërmit është bërë shpejt.
Gjatë së martës pati raportime se mes viktimave kishte edhe disa emigrantë shqiptarë, ndërsa në mbrëmje vonë u konfirmua viktima e parë.
Ajo është Nica Leka, me origjinë nga Leshnica e Sarandës dhe ishte e martuar me një shtetas grek. Ajo vdiq në banesën e saj në vendin e quajtur Mati, ndërsa bashkëshorti i saj grek ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.