Tragjedia/ Digjet Athina, mbi 60 të vdekur

Ka arritur në përmasat e tragjedisë numri i të vdekurve nga zjarret që përfshinë rrethinat e periferisë së Athinës gjatë orëve të pasdites të së hënës.
Mediat raportojnë se numri i viktimave ka shkuar në mbi 60, ndwrsa 150 kanë mbetur të lënduar e disa të tjerë janë zhdukur. Vetëm në një vend pranë një restoranti në Mati të Atikës janë gjetur 26 trupa njerëzish të djegur, midis tyre edhe fëmijë, ndërsa 156 persona ndodhen në spital, 15 prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë raportohet se trupat e viktimave janë gjetur të shkrumbuar nëpër makina.
Autoritetet greke shpallën gjendjen e emergjencës në Atika. Kryeministri grek Alexis Tsipras ka anulluar një udhëtim zyrtar në Bosnje Hercegovinë dhe është nisur për në vendin ku ka ndodhur tragjedia.
Deri më tani raportohet se rreth 1000 shtëpi janë djegur dhe mbi 300 automjete.
Spitalet e Athinës janë vënë në gjendje emergjence, ndërkohë që ambulancat vazhdojnë të dërgojnë të plagosur dhe trupa të viktimave.
Zëdhënësi i qeverisë deklaroi se po bëhet e pa mundura për vënien e situatës nën kontroll dhe evidentimin sa më të saktë të numrit të viktimave.
Ndërkohë që kreu i bashkisë Burnens është shprehur se numri i të vdekurve mund të rritet.

Kush e shkaktoi zjarrin në Greqi
Prej ditës së djeshme zona e Atikës në Greqi është përfshirë nga zjarre të përmasave të mëdha qe kanë shkaktuar dhjetra viktima.
Po çfarë e shkaktoi zjarrin? Kjo është pyetja që po mundon autoritetet greke dhe duktet se dyshimet flasin për një zjarr të qëllimshëm.
Zyrtarët e cituar nga agjencia e lajmeve AFP kanë thënë se flakët e tanishme mund të kenë filluar nga zjarrvënësit që kërkojnë të plaçkisin shtëpitë e braktisura.
Ndërkohë ka dyshime të tjera që sugjerojnë se zjarrëvënia është frymëzuar nga persona që synojnë shfrytëzimin e pronave publike.
Ndërkohë që Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Europës njofton se derimë tani nuk raportohet të ketë asnjë shtetas shqiptar në rradhët e viktimave apo të lënduarve nga zjarri.
‘’Ambasada shqiptare në Athinë shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjet e viktimave të zjarreve në Greqi, dhe shprehim mbështetjen tonë të plotë ndajautoriteteve greke. Theksojmë se Ambasada është vënë menjëherë në kontakt me qytetarë shqiptarë të zonave të prekura, ndërsa i bëjmë thirrje që për çdo nevojë t’i drejtohen Ambasadës në nr. +30 6941658183”, thuhet në njoftim.

tsipras

mati7

Mati3