Tërmeti në Manzë, kryefamiljari: Kam tre ditë që fle jashtë bashkë me fëmijët, qeveria nuk ka vënë dorë

Tërmeti i së mërkuës, përveç frikës dhe panikut që shkaktoi u shoqërua edhe me dëme materiale.
Banesa e Afrim Kurtit në zonën e Manzës është kthyer totalisht e pa banueshme, dhe që prej të mërkurës ai shprehet se e ka kaluar natën jashtë.
Në një lidhje telefonike për Fax Neës, kryefamiljari Kurti shprehet se ka tre ditë që fle jashtë së bashku me fëmijët.
Ndërkohë që shton se kanë ardhur përfaqësues të pushtetit lokal, por thjeshtë ju kanë thënë që të qendrojnë larg banesës, pa marrë asnjë masë.
“Ne kemi 3 ditë e tre netë që jetojmë jashtë, mirë ajo fatkeqësi që ndodhi, por fatkeqësi më e madhe qenka kjo, se po vuaj pasojat. Kemi te drejta?! Kemi një farë shteti që të merret me ne?! Jam kryefamiljarë, jam i shqetësuar për fëmijët. Dhe mbrëmë fëmijët i kam pasur sëmurë. Ne e kemi shprehur shqetësimin tonë ndërmjet medias. Kjo është shtëpi e vjetër dhe nuk mban dot asgjë. Të merren masa që të rregullohen dy dhoma”.

termeti lezhe