Të shtëna me armë tek Tregu Elektrik në Tiranë, frikë dhe panik tek qytetarët

Të shtënat me armë tek Tregu Elektrik në Tiranë rreth orës 10: 15 të ditës së sotme krijuan frikë dhe panik tek qytetarët.
Bëhet e ditur se, personi që dyshohet se qëlloi me armë, i identifikuar me inicialet K. K., ishte konfliktuar me një tjetër person për makinën, në rrugën “Vath Koreshi”. Mësohet se autori i dyshuar i ka kërkuar personit me të cilit u konfliktua qe t’ hapte rrugën, ndërsa ky i fundit nuk kishte pranuar. Kaq mjaftoi që i riu të nxirrte pistoletën dhe më pas të qëllonte me armë në ajër, duke shkaktuar panik tek banoret e zonës. Fill pas ngjarjes ai u largua, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.
Informacion paraprak
Më datë 26. 07. 2018, rreth orës 09:26, në rrugën “Vath Koreshi”, shtetasi me iniciale K. K., për shkak të një konflikti për motive të dobëta me një tjetër shtetas ka gjuajtur dy herë në ajër me një pistoletë zhurmuese, dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja të qitura nga pistoletë zhurmuese. Po punohet për kapjen e shtetasit K. K., dhe sqarim të mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

5dsf1532597052