Skandal! Veliaj i jep tenderin e uniformave të policisë bashkiake një kompanie që është nën sekuestro

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me një tender të Bashkisë Tiranë për uniformat e policisë bashkiake.
Në reagimin e saj Zhupa vë në dukje që ky tender i është dhënë një kompanie e vënë nën sekuestro nga Drejtoria e Tatimeve e cila për më tepër kishte vetëm një person të vetëpunësuar.
Zhupa i ka bërë thirrje prokurorisë që të hetojë duke ngritur edhe dy pyetje:
1 Kur do nis hetim nga ju per t’u denuar personat pergjegjes deri ne majen e hierarkise?
2. A do reagoje PPP Arta Marku ndaj te dhenave te perseritura per ceshtje penale te Erion Veliajt?
Postimi i plotë në Facebook i Ina Zhupës
Veliaj vazhdon avazin e vjedhjes, mashtrimit dhe shkeljes se ligjit.
Bashkia e Veliajt jep tenderin per “uniformat e policise bashkiake” nje biznesi nen sekuestro dhe me 1 te vetepunesuar!!!
Bashkia Tirane ka zhvilluar nje tender per prodhimin e uniformave te policise bashkiake. Kete tender me vlere rreth 100 milion lek, i eshte dhene nje biznesi i cili as nuk duhet te ishte pranuar per konkurim.
Biznesi ne fjale, shoqeria “Vojsava Zenelaj” rezulton biznes nen sekuestro nga Drejtoria e Tatimeve (dokumentat me poshte). Person Fizik (biznes i vogel) eshte subjekt me borxhe dhe nen bledhje me force dhe ka vetem 1 person te punesuar sipas dokumentave dhe asnje tjeter.

Pra nje i vetepunesuar dhe nensekuestro kualifikohet si fitues per bashkine Tirane.
Ne hartimin e kontrates se shpallur te prokurimit per tenderin perkates , jane kryer shkelje ne kriteret ligjore per “pjesen e kapaciteteve ekonomike dhe logjistike te subjektit” qe eshte ne kundershtim me:
– Ligji “Për prokurimet publike”
– VKM Nr. 914, datë 29.12.2014 (i ndryshuar ) Neni 26,27 .
Ky eshte rast flagrant i shkeljes se ligjit dhe abuzimit me parate publike. A eshte kjo nje skeme e perseritur sesi vidhet me tenderat publik? A menaxhohen parate ne Bashkine e Tiranes ne interesin privat te Veliajt dhe drejtoreve te tij per tu pasuruar?
Disa pyetje per Veliaj:
Cfare interesi ka Veliaj qe shkel ligjin?
Cfare lidhje perfitimi ka ai me biznesin ne fjale qe eshte ne sekuestro nga tatimet?
A pasurohet Veliaj nga tendera te tille? Sa te shpeshta jane te tilla tendera?
I bej thirrje prokurorise te hetoj dhe i drejtohem me keto pyetje: Kur do nis hetim nga ju per t’u denuar personat pergjegjes deri ne majen e hierarkise?
A do reagoje PPP Arta Marku ndaj te dhenave te perseritura per ceshtje penale te Erion Veliajt?

zhupa