Skandal! Rama shet si arritje të tij investimet e qeverisë Berisha për impiantin e ujërave në Vlorë

Një ditë më parë, Edi Rama shiti si investim të qeverisë së tij, impiantin e ujërave të zeza në qytetin e Vlorës.
Por si çdo investim tjetër që ka përfunduar në qeverisjen e Edi Ramës edhe ky i djeshmi është një projekt i bërë që në qeverisjen e Partisë Demokratike të Sali Berishës, por që Edi Ramës i pëlqen t’i shesë si investime të tij.
Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Berisha në Facebook
Kur fyen edhe me teveqelet!
Miq, Edvin Kristaq Gënjeshtra ka inauguruar dje impiantin e përpunimit të ujerave të zeza në Vlorë duke e shitur si vepër të qeverisë së tij.
Këtu më poshtë keni inaugurimin e këtij impianti nga unë më 21 qershor 2013 si një investim prej 17 milionë euro i qeverise së PD!

Ja çfarë shkruante dje Rama në Facebook
Vlorë, Impianti i Përpunimit të Ujërave – Një vepër infrastrukturore shumë e rëndësishme për mjedisin e turizmin, e cila do të pasohet nga një sërë investimesh të tjera për ujin, kanalizimet dhe energjinë në zonën e bregdetit.

Kur fyen edhe me teveqelet!Miq, Edvin Kristaq Genjeshtra ka inauguruar dje impiantin e perpunimit te ujerave te zeza ne Vlore duke e shitur si veper te qeverise se tij.Ketu me poshte keni inagurimin e ketij impianti me nga une me 21 qershor 2013 si nje investim prej 17 milione euro i qeverise se PD! sb

Gepostet von Sali Berisha am Montag, 9. Juli 2018