Si u manipulua votimi për ligjin e Teatrit! Votoi edhe deputeti që nuk ishte i pranishëm në seancë

Denoncohet skandali i manipulimit nga PS i votimit për ligjin e Teatrit dje në Kuvend. Kreu i grupit Parlamentar në Lëvizjen Socialiste për Integrim, Petrit Vasili me anë të një statusi në Facebook shkruan se maxhoranca ditën e djeshme ka manipuluar votimin për ligjin e Teatrit.
Sipas tij deputeti Vangjel Tavo që mungonte në seancë rezulton se do të jetë votues.
Postimi i plotë
Manipulohet votimit te ligjit per teatrin,pergjegjesi penale nga kryetari tek me i fundit.
Dje maxhoranca manipuloi votimin e ligjit per teatrin.
Deputeti Vangjel Tavo qe mungonte ne seance rezulton votues.
Ky eshte nje manipulim banditesk dhe vjedhje votash edhe brenda salles se kuvendit nga po ata qe vodhen votat ne25 qershor.
Ky votim eshte nul dhe Kryetari i Kuvendit Ruçi duhet te deklaroje qe sot anullimin e votimit dhe perseritjen urgjente te votimit,perndryshe ai si institucion ka rene juridikisht,politikisht dhe moralisht.
Prokurorja e pergjithshme te filloje hetimin per kete veper penale shume te rende te manipulimit te votimit parlamentar.
Tanime hajdutet e votave jane ulur kembekryq ne parlament dhe ne krye te qeverise.
Ne se prokuroria mbyll syte edhe perpara kesaj atehere cdo qendrim ndaj saj eshte plotesisht legjitim.

votim 1