Si e dëmton shëndetin sheqeri i tepërt

Ana e errët e sheqerit
Sheqeri është i ëmbël, por nëse e teproni me të mund të shkaktojë “kërdi” në shëndet. Të gjitha ushqimet si frutat, perimet, bulmeti dhe drithërat përmbajnë sheqer natyral. Trupi i absorbon ato ngadalë, kështu qelizat kanë furnizim të vazhdueshëm me energji. Sheqernat e shtuara, nga ana tjetër, vijnë në ushqimet dhe pijet e paketuara. Trupi nuk ka nevojë për asnjë sheqer të shtuar.
Sa shumë është shumë?
Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon jo më shumë se 6 lugë çaji (25 gramë) sheqer të shtuar në ditë për gratë dhe 9 lugë çaji (36 gramë) për meshkujt. Megjithatë shumica e njerëzve e kalojnë këtë sasi: 22 lugë çaji mesatarisht (88 gramë). Është e lehtë të tejkalosh: vetëm një kanoçe me pije të gazuar përmban 10 lugë çaji sheqer dhe asnjë vlerë ushqyese.
Shtim në peshë
Lëngjet e ëmbëlsuara me sheqer janë një nga burimet më kryesore të sheqernave të shtuara për amerikanët. Nëse pini një kanoçe me pije të gazuar dhe nuk i digjni kaloritë, brena 3 vitesh mund të përfundoni me 7 kg më shumë. Shtimi në peshë mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve si diabeti dhe disa lloje kanceri.
Sëmundje të zemrës
1 nga 10 amerikanë marrin ¼ ose më shumë të kalorive ditore nga sheqeri i shtuar. Nëse edhe ju konsumoni aq shumë sheqe, jeni më shumë se dyfish të rrezikuar të vuani nga sëmundjet e zemrës/ Sheqeri i tepër rrit tensionin e gjakut dhe yndyrën në enët e gjakut. Të dyja këto mund të çojnë në zhvillimin e atakut në zemër, goditjes në tru ose sëmundjeve të tjera të zemrës.

Diabet
Pijet e ëmbëlsuara në përgjithësi mund të rrisin rrezikun për zhvillimin diabetit të tipit 1. Kjo ndodh sepse kur sheqeri mbetet në gjak, trupi reagon duke prodhuar me pak hormon të insulinës, që konverton ushqimin që konsumoni në energji. Ose insulina nuk funksionon siç duhet. Nëse jeni mbipeshë, humbja e kileve do t’ju ndihmojë të mbani nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak.
Tension i lartë i gjakut
Zakonisht faji i mbetet kripës për këtë problem shëndetësor, quajtur në gjuhën mjekësore hipertension. Por disa shkencëtarë thonë se një tjetër kristal i bardhë – sheqeri – mund të jetë gjithashtu keqbërës. Ata mendojnë se sheqeri rrit tensionin e gjakut duke rritur nivelet e insulinës. Kështu enët e gjakut janë më pak fleksible dhe veshkat mbajnë më shumë ujë dhe sodium.
Kolesteroli i lartë
Dietat me sheqe janë të këqija për zemrën pavarësisht peshës tuaj trupore. Ato mund të rrisin të ashtuquajturin kolesteroli i keq (LDL) dhe ulin nivelet e kolesterolit të mirë (HDL). Gjithashtu rrisin yndyrat në gjak të quajtura trigliceride dhe pengojnë funksionin e një enzime që i zbërthen këto yndyra.
Sëmundje të mëlçisë
Shumë ushqime të paketuara, të përpunuara dhe pije janë të ëmbëlsuara me fruktozë, një lloj sheqeri me burim nga frutat ose perimet si misri, Mëlçia e kthen këtë lloj sheqeri në yndyrë. Konsumimi i tepërt i tij bëhet shkak për zhvillimin e dhjamosjes së mëlçisë jo nga alkooli.
Luhatje të humorit
Ndiheni keq? Sheqeri mund të jetë një arsye e këtij problem. Studime të shumta e kanë lidhur sheqerin me problemet e shëndetit mendor. Një nga studimet më të fundit ka treguar se burrat që konsumojnë më shumë se 66 gramë sheqer në ditë – gati gjysmën e sasisë së rekomanduar – janë 23% më të rrezikuar të diagnostikohen me ankth ose depresion se meshkujt që konsumojnë 40 gramë ose më pak.
Plakje e parakohshme
Pijet me sheqer mund të shtojnë vite në moshën tuaj biologjike. Një studim ka zbuluar se njerëzit që pinë një kanoçe me pije të gazuara çdo ditë kanë telomerë më të shkurtër (mbulojnë fundet e kromozomeve për t’i mbrojtur nga dëmtime). Telomerët e gjatë janë më të mirë, ndërsa sa më të shkurtër të jenë, aq më shumë rritet rreziku për sëmundje si diabeti