Shpërthen Vasili: Mazhorancë pazarxhinjsh që Reformën në Drejtësi e ka thjesht një plaçkë tregu

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar në një shënim në rrjetet sociale për qëndrimin e mazhoranës ndaj ligjit të magjistraturës por edhe ndaj reformës në drejtësi në tërsi. “Rilindja luan kungulleshkën me ligjin e magjistraturës”, shkruan Vasili duke shtuar se “ky është qëndrimi i turpshëm i një maxhorance pazarxhinjsh që Reformën në Drejtësi e ka thjesht një plaçkë tregu dhe qëllimin e vetëm kapjen e drejtësisë”.
Postimi i plotë i Vasilit në Facebook:
Rilindja luan kungulleshken me ligjin e magjistratures.
Rilindja sot e beri te qarte qe Reforma ne Drejtesi per te eshte asgje me shume se nje pazar i rendomte njerezish te rendomte.
Propozoi Rilindja nje ligj qe jepte fuqi kuvendi te vendoste per shkollen e magjistratures per 2 vjet.Pastaj ne komisionin e (anti)ligjeve diten e fundit me llogjike ordineresh e beri pa afat,uleriti dhe medemek e argumentoi dhe e votoi.

Sot rilindja propozon per nje vit.
Me Kungulleshke do ta bejne drejtesine.
Se kjo kungulleshke eshte: themi dy vjet. Po pse dy? Po sa? Pa limit. Po pse pa limit. Po sa? Themi nje vit.
Ky eshte qendrimi i turpshem i nje maxhorance pazarxhinjsh qe Reformen ne Drejtesi e ka thjesht nje plaçke tregu dhe qellimin e vetem kapjen e drejtesise.
Cili njeri serioz mund te pranoje nje politike te tille, qe nderron sipas hallit pozicion tre here.
Kur thote pra te verteten dhe kur genjen rilindja?
Po argumentet qe rilindja dha ne komisionin e (anti)ligjeve,kur hoqen cdo limit kohe dhe votuan si bandite ku shkuan,apo i harruan sikur s’ka ndodhur asgje?
LSI ka votuar Kushtetuten dhe shtate ligjet duke besuar te Konsensusi ne 140 vota dhe tek Komisioni i Venecias dhe jo tek Rilindja qe donte nje reforme ne drejtesi me vota te blera.
LSI beson vetem tek parimet e Komisionit te Venecias dhe tek 21-22 korriku gjithshka jashte tyre eshte riciklimi i piset i drejtesise se vjeter,por te kapur sot fort ne grusht nga rilindja.