Shpërthen transformatori, digjen rëndë dy punonjës të OSHEE, sillen me urgjencë në Tiranë

Dy punonjësit e OSHEE të mbërritur nga Vlora janë shtruar pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Burime brenda QSUT-së, zbulojnë se ata janë shtruar në Repartin e Djegies Plastike, ndërkohë që kanë pësuar edhe djegie të lehta në disa pjesë të trupit.
Burime nga spiali bëjnë të ditur se, ata janë jashtë rrezikut për jetën.auto 5sdg1532452569
Dy punonjësit janë djegur si pasojë e shpërthimit të një transformatori. Ata janë djegur nga vaji i transformatorit ndërsa kanë qenë duke riparuar një nënstacion në zonën e Bishtit të Kalldrëmit. Transformatori i nënstacionit ka plasur dhe janë djegur nga vaji i tij.
Sipas ekspertëve të tensionit të lartë që janë duke punuar tani, shpërthimi ka ndodhur për shkak të vjetërsisë së pjesëve mekanike të transformatorit.
Burime nga OSHEE bënë të ditur se, dy punonjësit në qytetin e Vlorës janë plagosur me djegie të rënda gjatë punës. Dy punëtorët ishin duke punuar për të riparuar një defekt në nënstacionin elektrik të qytetit.
Pakujdesia dhe ngritja e thikave për lidhjen e energjisë elektrike iu ka shkaktuar djegie të shumta në të gjithë trupin.