Shkelma dhe grushta në Gjykatë, “të fortët” e Vlorës rrihen keq, dy dërgohen në spital me plagë në kokë

Përplasje fizike në hyrjen e Gjykatës së Apelit në Vlorë. Konflikt mes palëve të një seance gjyqi. Gjyqi zhvillohej për një gurore në zonën e Selenicës, ndërsa dy palët e konfliktuara kanë pasur dhe debate të mëhershme mes tyre.
Konflikti për guroren e Lepenicës, palët janë përplasur me sende të forta, ndërsa janë gjakosur dy prej personave.
Ata janë shoqëruar për në spital jashtë rrezikut për jetën, edhe pse kanë marrë plagë dhe fraktura në kokë.
Një prej personave që ka qenë iniciatori i sherrit ka qenë një person i shpallur në kërkim, dhe ruhej nga ana e policisë. E megjithatë ai pa iu dridhur qerpiku ka shkuar në Gjykatë dhe ka ndezur sherrin. Nuk dihet ende nëse ai është arrestuar nga ana e Policisë së Vlorës.
Ndërsa prisnin të merrnin pjesë në një seancë gjyqësore mes tyre, palët e përfshira në proces janë përfshirë në një konflikt fizik mes tyre para godinës së Gjykatës Vlorë, duke përdorur edhe mjetet të forta ndaj njëri-tjetrit.
Për të qetësuar situatën kanë ndërhyrë forcat e policisë, të cilët kanë shoqëruar në ambientet e policisë vetëm njërin prej personave të përfshirë në këtë konflikt, pasi të tjerët janë larguar për t’i shpëtuar arrestimit.

222222222