Shembja e Teatrit/ Debate në komision, regjisori Budina thirrje deputetëve të PS: Reflektoni!

Debati mbi projektligjin për ngritjen e kullave në vend të Teatrit Kombëtar po zhvillohet sot në të gjitha komisionet parlamentare. Albana Vokshi, kryetarja e Komisionit të Informimit, e cila e dha lajmin, prezantoi përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët do të dëgjohen me radhë në këtë komision, duke filluar nga Apolon Baçe dhe vazhduar me Elsa Demo, Sokol Angjeli, Robert Buxheku dhe Robert Budina.
Regjisori Robert Budina i ka bërë një thirrje të dëshpëruar, ndërgjegjes së deputetëve të PS-së, për të mos lejuar shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ngritjen e kullave në truallin e tij.budina
I thirrur në dëgjesë në komisionin e Informimit, Budina u bëri thirrje socialstëve të reflektojne.
“Ju bëj thirrje, sidomos mazhorancës, nga ana njerëzore, shikojeni pak më thellë këtë. Se nëse kjo punë do të ishte e sinqertë, do të ishte që para 20 vjetësh. Kjo lëvizje jona është e sinqertë. Ne jemi të bindur pse nuk duhet. Duke qënë se ka mospërputhje, ju ftoj të reflektoni, sepse nuk na bëni neve një nder, por në radhë të parë vetes suaj. Kjo është një lëvizje intelektuale, jo e inicuar nga partitë dhe ne kemi pasur reagim nga njerëzit.

Ne marrim një vendim se “unë e mendoj kështu” dhe e çojmë deri në fund… Por nuk dua ta ul diskutimin në nivele që nuk na shkon, por ju bëj thirrje: Reflektoni!
Thirrini ndërgjegjes suaj! Ju bëjmë thirrje si qytetarë. Na ndihmoni, ngjallni shpresën tek njerëzit!
Debate të ashpra ka patur edhe në Komisionin e Ekonomisë për shembjen e Teatrit dhe të projektit qeveritar për të tjetersuar pronën publike. Mazhoranca i shmanget pyetjejeve të opozitës që zbulojnë se qeveria ka para të mjaftueshme për të ndërtuar Teatrin, por ka vendosur të grabisë pronën publike për të pastruar paratë nëpërmjet kompanisë kliente të Edi Ramës.
“Përse ka fonde për të restauruar qendrat e qyteteve 500 milionë euro, për luksin e ministrive, për blerjen e automjeteve mbi 100 milionë euro dhe nuk ka 30 milionë euro për Teatrin Kombëtar?”, u shpreh Jorida Tabaku në Komision e Ekonomisë.
Këto pyetje nuk morën asnjë përgjigje as dje nga Ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro. “Kuptoj se deputetët dhe qeveria janë thjesht fasadë për të mbrojtur një aferë të madhe korruptive”, tha Tabaku.