SHBA tjetër shuplakë Ramës: Jo investime në Shqipëri, vend i pasigurtë për bizneset amerikane

Shqipëria ka hyrë në një spirale të rrezikshme. Prej javësh tashmë sistemi i drejtësisë është në kolaps të plotë e ndërsa nuk mungojnë skandalet e shumta qeveritare që lidhin ekzekutivin me klientela korruptive apo grupe oligarke që përfitojnë para në kurriz të taksapaguesve shqiptarë.
Ndërkohë shpeshherë është theksuar nga organizmat ndërkombëtarë mungesa e shtetit ligjor.
E gjithë kjo panoramë e zymtë duket se po ndikon jashtëzakonisht keq në të ardhmen e vendit dhe në mënyrën se si e shohin sipërmarrjet e huaja investimin në Shqipëri.
Rasti më flagrant është ai i biznesit amerikan i cili e sheh vendin tonë si një vend të pasigurt për investim nga sipërmarrjet amerikane.
Kështu Standard.al ka zbuluar se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me klimën e biznesit për vitin 2018 (Investment Climate Statements for 2018) nuk e ka përfshirë fare Shqipërinë, ndryshe nga një vit më parë, pra 2017, ku ishim pjesë e listës së vendeve që SHBA i sugjeron investitorëve amerikanë për të bërë biznes.
Mungesa e Gjykatave në vend, të cilat janë të paralizuar si pasojë e Vettingut, kryesisht ajo Kushtetuese dhe ajo e Lartë ndikon më shumë se negativisht në besimin tek sipërmarrjet e huaja.
Në një vend ku drejtësi ndodhet në kolaps, nuk ka sesi të ketë investime të huaja. Dhe kur këtë ta thotë SHBA, vërtetohet se situate është jashtëzakonisht e rëndë!