Ruçi u premtoi artistëve se do të ndërhynte që qeveria të tërhiqej nga ligji për Teatrin

Vazhdon protesta e artistëve dhe aktivistëtve për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Edhe pse u votua projekligji me 75 voto pro të socialistëve për prishjen e Teatrit dhe ndërtimin e kullave në këtë godinë, aktivistët janë të vendosur, se nuk do ta lejojnë prishjen e tij.
Një prej aktivistëve më aktiv në këtë çështje është edhe regjisori Robert Budina.
Ditën e stome Budina akuzoi kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili sipas tij nuk e ka mbajtur fjalën e dhënë.
“Para se të hidhej ky projektilgj, ne u takuam me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin, i cili na inkurajoi, për iniciativën tonë dhe tha se do të bënte ç’mos që të bindi qeverinë që të tërhiqej nga ky projetkligj. Jo vetëm që nuk u bë, por sot ai as nuk e ktheu procedurën, me këtë mashtrim që u bë më votën, por e kaloi si një gjë teknike. Dhe unë këtu dyshoi në sinqeritetin e tij dhe më vjen shumë keq, sepse aty për aty e besova”, tha regjizori.
Më pas Budina lexoi letrën që Alenca për Mbrojtjen e Teatrit i ka dërguar presidentit Meta ditën e sotme, për të mos dekretuar ligjin.
Kujtojmë se disa kohë më parë Budina ka qenë i ftuar në Fax News, i cili ka pohuar se Ruçi do i japë prioritet kësaj çështje.
“Ne kemi një ligj për Teatrin gati dhe shumë shpejt do ta paraqesim. Gramoz Ruçi na ka thënë se do ti japë prioritet projektligjit tonë nëse Ministria e Kulturës nuk e merr parasysh. Por ky projektligj i ministrisë duhet të bjerë. Veliaj nuk u tërhoq nga projektligji, këtu nuk ka më negociata”, tha ai.