Rovena Gashi, e para Prokurore që refuzon vetingun politik: Arenë e diskreditimit politik

Prokurorja Rovena Gashi bojkotoi gjatë ditës së sotme procesin e vettingut duke paraqitur edhe nje shkresë me arsyet që e shtynë të bëjë një gjë të tillë. Ajo në këtë document paraqiti pretendimin se tashmë vendimi është marrë dhe se Vetting-u është kthyer në një arenë e diskreditimit publik të njerëzve të drejtësisë
Por pavarësisht kësaj, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur procesin e rivlerësimit për prokuroren Rovena Gashi. Refuzimit i saj për tu paraqitur në seancë dëgjimore nuk është marrë parasysh.
Trupi gjykues përbëhej nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Lulzim Hamitaj
“Nëse subjekti i rivlerësimit, Rovena Gashi do të ishte në sallë do të paraqiste pretendimet e saj. Këtë mëngjes Gashi ka depozituar një deklaratë përmbyllëse që nuk pranon të jetë e pranishme” u shpreh gjyqtarja Genta Bungo duke shtuar se prokurorja kërkon rikonfirmimin në detyrë
Relator i cështjes ka qenë Suela Zhegu por pas ankesës së Gashit ajo ka dhënë dorëheqjen dhe në vend të saj është emëruar Lulzim Hamitaj
Pas seances dëgjimore u caktua data 25 korrik si datë për të shpallur vendimin lidhur me prokuroren.