Rikthehet aktori i madh, Guljelm Radoja: Erdha t’u përgjigjem burrave-kurva

Protestës kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar ju bashkua sot edhe aktori i shquar i kinematografisë, Guljelm Radoja. Ai tha se kishte 30 vite që nuk kishte ardhur në Teatër, pasi ishte betuar, teksa tha se sot ndodhej aty për t’ju përgjigjur atyre të cilët thonë se figurat e njohura nuk e mbështesin protestën.
‘Erdhën këta burra kurva, këta që kanë kënaqësinë që ne të na lënë pa gjumë. Unë i përkas atij brezi që kam hyrë në këtë teatër fill pas shkolle.
Në këtë oborr ishin ata që ishin burra, ata që nuk i bënin fresk pushtetit.
Pas 30 vitesh thashë, do kthehem atje ku më hoqën me shqelma. Dhe gjeta në këtë oborr, gjeta një xhungël dhe po xhungël e lashë që kur dola në pension.
Kisha bërë be që nuk do vij më në këtë oborr. Erdha, jo se u bë ajo që u bë sot, po i thashë Kaçit do vij të jap përgjigje dikujt që tha mbrëmë “ku i keni figurat që ju mbështesin”.
I them atij burri ja ku më ke mua.
Jam Guljelm Radoja, qytetari Guljelm Radoja’.
Fjala e aktorit të madh Radoja është duartrokitur gjatë nga artistët dhe qytetarët e shumtë që ndodheshin në protestë. Ndërsa Radoja ka vijuar edhe më tej fjalën e tij mes duartrokitjeve të të pranishmëve të shumtë që ndodheshin në protestë.

Gjithashtu Radoja ka thënë se e sifdon këtë qeveri dhe këtë anonimat. “Dëgjova në lajme teksa tha se ku janë artistët, kush figura? Ja tek po të them unë jam një ndër ta, Guljelm Radoja. Jam ai që bashkë me qytetartë e duam këtë institucion.
E sfidojë atë, qeverinë, këtë anonimat. Po e them para jush nuk do i lejoj që të vijnë të bëjnë homazhe në trupin tim.
Jam i bindur që qytearët do ta mbrojnë këtë vepër, ku kanë luajtur personalitet të mëdha. Këta burra duan të na lënë pa gjurmë. Këta askushër do të theyen nesër nga qytetaria jonë”, përfundoi ai.
Në fajlën e tij Radoja, ka shprehur rezerva të mëdha duke theskuar se kishte kohë pa ardhur në këtë në këtë vend. “Kam kohë pa ardhur në këtë vend dhe të vijë të gjejë këtë që gjeta për mua është shumë. Unë u ktheva në teatër në vitin 1996 dhe gjeta një xhungël. Pas 30 vitesh thash do kthehem atje ku më hoqën me shqelma. Dhe gjeta në këtë oborr, gjeta një xhungël dhe po xhungël e lash që kur dola në pension. Kisha bërë be që nuk do vij më në këtë oborr, por sot erdha ti përgjigjem dikujt. Atij i cili erdhi nga jashtë dhe po bënë çfarë të dojë me këtë vend”.

radoja