Revolta e fermerit: Po më shkatërrojnë, më presin energjinë elektrike, faturat i paguaj rregullisht

Fermeri Luman Kapaj thotë se, OSHEE i ka ndërprerë energjinë elektrike në fermën e tij ndonëse ka lidhur një kontratë me të. E njëjta situatë ndodhi edhe vitin e kaluar, ndërsa dëmet në fermën e tij me ullinj janë të mëdha. Ai thotë se, bashkë me 5 vëllezërit e tij ka mbjellë 2 mijë rrënjë ullinj në fermën e ndërtuar në tokën e gjyshërve të tij në fshatin Resulaj të Selenicës. Ky investim është bërë nga vëllezërit Kapaj gjatë këtyre viteve të demokracisë.
Lumani shprehet se ka ndërtuar edhe një linjë elektrike në bashkëpunim me Ndërmarrjen Elektrike për fermën e ullinjve, por prej një muaji atij i është ndërprerë energjia për ta detyruar që të largohet nga ferma e tij me ullinj. Ai thotë më tej se, linja elektrike tani është e shtetit dhe marrin energji edhe mjaft familje të tjera, duke paguar rregullisht faturat.
“Unë kam kontrat me OSHE për energi 380 volt për pomp uji, tani nuk kam energji elektrike. Kam që në vitin 2008 që kam kontratë, që kur u bë linja. Kemi bërë ankesën te kujdesi ndaj klientit. Dje erdhi dhe juristi i deputetit, bëmë dhe fotot. Juristi mori dhe numrin e kontrates, me emrin tim, 78680.
Unë para një jave vajta të vendosja një pomë tjeter, se mbas asaj vjedhjes vjet me shkatërruan shtëpinë Brenda. Hoqën istalimet, rubinetat e çesmave brenda, dhe rrobat i hodhen poshtë sepse e dinë që jam pengesë. Kur vajtëm pamë që nuk kishim drita.

Mora në telefon. U thashë se linja është e shtetit me gjithë gabinë. Unë kam bërë investimin, dhe shteti më bëri një kontratë që në vitin 2008. Në qoftë se nuk doni më jepni me shkrim, u thashë. Ata me shkrim nuk më japin se e dinë që janë të humbur.
Punojnë në kundërshtim me ligjet, për pak ditë do më rrëzojnë dhe linjen dhe rrugën se janë shumë afër ullinjve. Unë e kisha paraprirë, në muajn janar më prishën një parcelë rreth një dunym e mbjellë me pemë. Policia nuk e çonte ankesën tonë në prokurori, i mbante aty. Unë mora 129, ata më bënin mua kallzim të rremë në prokurori. Nuk e dija, kur nga prokuroria me vjen positive.
Unë gjithashtu jam ankuar te Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në polici, më thonë dy policët, shefi krimeve të Selenicës dhe punëtori i policisë, tani janë në prokurori. Shefi i krimeve ka thënë, unë kam mik Gramoz Ruçin.
Unë kam shkruajtur dhe portalit të kryeministrit për dy policët dhe drejtorin e OSHE-së, por nuk më kanë kthyer përgjigje. Unë sivjet me lek borxh kam bërë ujitje me pika sepse të parat i shkatërronin, kam aplikuar për të fituar 50% të projektit dhe më thanë që ke fituar, por tani nuk kam energji elektrike. Me një fjalë, unë digjem, nuk fitoj. Ferma me ullinj nuk ka me kuptim pa energjinë elektrike. Po më shkatërrojnë hapur”, shprehet i indinuiar Luman Kapaj.

1 8

3 5

5 1