Reagon Vasili: Ligji dhe rendi më keq se kurrë në Shqipëri, vetëm qeveria është e lumtur

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar për situatën e rendit dhe zbatueshmerinë e ligjit në vend. Në një njoftim në rrjetet sociale ai shkruan se, “Çdokush në Shqipëri e ndjen dhe e provon përditë mungesën e ligjit dhe zbatimin e njëanshem, preferencial dhe penalizues të tij”. “Kjo i ka berë qytetarët dhe bizneset më të pasigurtë se asnjëherë”, shkruan drejtuesi i lartë i LSI.
Postimi i Vasilit në Facbook
Ligji dhe rendi me keq se kurre ne Shqiperi, vetem qeveria eshte e lumtur.
Cdokush ne Shqiperi e ndjen dhe e provon perdite mungesen e ligjit dhe zbatimin e njeanshem, preferencial dhe penalizues te tij.
Kjo i ka bere qytetaret dhe bizneset me te pasigurte se asnjehere.
Rendi publik po perjeton dite te errta mosfunksionimi ne terren, humbje te betejes dhe nenshtrim ndaj trafiqeve e krimit te organizuar si dhe humbjen e plote te besimit te qytetareve.
Sipas Indeksit të Ligjit dhe Rendit të Gallup për 2017, Shqipëria renditet e 78 në botë për sigurinë.
Shqiperia eshte e fundit në Ballkan, me rezultatin më të ulët.
Vetem qeveria dhe disa OJF te shplara jane te lumtura per situaten dhe te dyja sebashku genjejne pa u lodhur, ndersa vendi rreshqet e rreshqet rrezikshem drejt pasigurise se rende kombetare.
Tani pritet si gjithmone ndonje video idiote koreanoveriore e kryeministrit, qe tregon lumturine e madhe qe nuk ekziston dhe ca shifra statistikash te shkruara nen eksitimin narkotik te gjumit te vapes.