Reagon Nishani: Përsëri drogë pa fund nga Shqipëria në Itali. Ai pasurohet, shqiptarët varfërohen

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas sekuestrimit të 500 kg drogë nga Shqipëria në Leçe të Italisë, ku mes 4 të arrestuarve, njëri ishte shqiptar.
Përmes një statusi në ‘Facebook’, Nishani thekson se “Krimi vazhdon punën e tij! Asnjë shpjegim nga qeveria shqiptare, ai pasurohet, shqiptarët varfërohen”
Postimi i ish-Presidentit Nishani
“Përsëri drogë pa fund në Itali nga brigjet “e kontrolluara” të Shqipërisë.
“Një sasi e madhe droge, marijuane që sapo kishte mbërritur nga Shqipëria me një vlerë rreth 600 mijë euro, u kap në brigjet e Leçe mesditën e së dielës”, informon media.
Asnjë shpjegim nga qeveria shqiptare.
Krimi vazhdon punën e tij !!!!
Ai pasurohet, shqiptarët varfërohen”.

DSC 01001532968419