Reagon Karius: Keni shumë urrejtje ndaj jetës!

Loris Karius është shndërruar në një hit në rrjetet sociale për shkak të gabimeve të tij në mbrojtje të portës së Liverpool. Sikur të mos mjaftonte gabimi trashanik në finalen e madhe të Champions League, në ndeshjen kundër Real Madrid, Karius është vendosur sërish në qendër të kritikave, pas ndeshjes miqësore kundër Borussia Dortmund.
Katër minuta nga nisja e këtij takimi, 25-vjeçari u detyrua të dilte jashtë portës së tij dhe teksa u përpoq që të largonte topin nga zona e rrezikut, ai bëri një pasim të gabuar te kundërshtari, i cili nxitoi ta dërgonte topin në rrjetë, por që nuk u finalizua me gol. Kaq ka mjaftuar dhe qindra komente negative kanë mbërritur në adresë të tij.
Pas kaq shumë kritikave, gardiani i “Reds” përdori profilin e tij në Instagram, që t’u jepte një përgjigje të gjithë atyre që nuk kanë rreshtur së kritikuari. “Për të gjithë ata që gëzohen teksa të tjerët gabojnë, më besoni, ju kuptoj. Çfarëdo që po ndodh në jetën tuaj, që keni kaq shumë zemërim dhe urretje, unë lutem që të kalojë dhe të vijnë gjëra të mira për ju”, – shkruan 25-vjeçari.
Në mbrojtje të tij, ka dalë edhe Iker Casillas, i cili shkruan: “Ky sulm nga Loris Karius a do përfundojë ndonjëherë? Ka shumë probleme serioze në këtë botë. Lëreni të qetë. Edhe ai është njeri. Këto kritika nuk i interesojnë as trajnerit Jurgen Klopp, sipas së cilit Karius duhet të mësojë nga gabimet e tij. E megjithatë, “Reds” kanë nënshkruar me Alisson një marrëveshje, e cila është një rekord botëror për një portier”.