Raporti i DASH, reagon Vasili: Qeveria në ikje po ndjek strategjinë e tokës së djegur, “të rrëmbejmë ç’të mundemi”

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas publikimit të vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të përjashtuar Shqipërinë nga vendet e sigurta për bizneset amerikane. “Ky është mesazhi më i rëndë për klimen e biznesit në Shqipëri, por dhe për biznesin e huaj që do të donte të investonte në Shqipëri”. “Klima e biznesit ne Shqiperi po perjeton absolutisht momentin me te keq dhe me negativ te saj”, shkruan Vasili në një shënim në rrjetet sociale. Ai akuzon për këtë situatë qeverinë dhe Kryeministrin të cilët sipas Vasilit, “kanë vetëm dhe vetem një objektiv shkatërrimin e biznesit të ndershëm dhe ndertimin e autostradave të pastrimit të parasë
Postimi i plotë i Vasilit në Facebook
Perjashtimi nga DASH-i i Shqiperise si vend atraktiv, mesazh shume i rende per klimen e bisnesit.
Nje mesazh shume i rende per klimen e biznesit vjen nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Raport i Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me klimën e biznesit për vitin 2018 (“Investment Climate Statements for 2018”) nuk e ka përfshirë fare Shqipërinë, ndryshe nga një vit më parë, pra 2017, ku Shqiperia ishte pjesë e listës së vendeve,që SHBA i sugjeron investitorve amerikanë për të bërë biznes.
Ky eshte mesazhi me i rende per klimen e bisnesit ne Shqiperi, por dhe per biznesin e huaj qe do te donte te investonte ne Shqiperi.

Klima e biznesit ne Shqiperi po perjeton absolutisht momentin me te keq dhe me negativ te saj.
Klimen e biznesit e ka perkeqesuar, dekurajuar dhe deprimuar pastrimi i çfrenuar i parave te pista ne Shqiperi, per te cilin Departamenti Amerikan i Shtetit ngriti alarmin pak muaj me pare duke rikthyer Shqiperine ne Listen e Zeze te vendeve qe pastrojne masivisht parate e droges krimit,trafikut te qenieve njerezore, korrupsionit etj.
DASH raportonte:
“Shqipëria ka një ekonomi të madhe ‘cash’ dhe informale, me flukse domethënëse parash që hyjnë nga jashtë në formën e remitancave. Burimet kryesore të parasë kriminale vijnë nga trafiku i drogës, evazioni fiskal, kontrabanda dhe trafiku i qënieve njerëzore”.
Kryeministri dhe qeveria kane vetem dhe vetem nje objektiv shkaterrimin e biznesit te ndershem dhe ndertimin e autostradave te pastrimit te parase, ndaj grabisin pronen publike,japin token e Gardes se Republikes, shkaterrojne Teatrin, shpartalluan Tiranen me kulla dhe dhe rrembejne qindra miliona euro ne koncesione pirate qe i dhurohen perdite krimit te organizuar.
Shqiperia po rreshqet shume rrezikshem drejt kolapsit ekonomik.
Qeveria ne ikje po ndjek strategjine e tokes se djegur me moton “te rrembejme ç’te mundemi dhe pas nesh le te behet qameti”.
Kjo qeveri piramide po i çon shqiptaret drejt nje tragjedie ekonomike dhe sociale te permasave teper te te medha.

auto 20181532464980