Rama, pazare të pista për të blerë 5 deputetë nga opozita për kapjen e drejtësisë

Nuk ka votat dhe për të kapur plotësiht sistemin e drejtësisë i duhet të miratojë edhe një nga ligjet e rradhës për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Nuk e ka të lehtë sepse i duhen 84 vota dhe në kushtet kur nuk i ka, atëhere Rama ka nisur pazaret e pista për të blerë 5 deputetë të opozitës.
Në seancën e sotme në Kuvend pritet që qeveria Rama ‘’të kalojë në provën e zjarrit” pasi i duhet që të ketë 84 vota, për një projektligj në kuadër të reformës në drejtësi.
Nisma në fjalë është një ndryshim në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, që i lejon Shkollës së Magjistraturës së pranojë studentë për vitin e ri akademik 2018- 2019, edhe pse ata nuk i janë nënshtruar më parë procesit të vetingut.
Projektligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” është miratuar në vitin 2016, nga maxhoranca e atëhershme, koalicioni mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim”.
Po ajo që dihet me siguri është që Rama maksimumi që arrin të sigurojë në Kuvend është 79 vota, duke përfshirë këtu dhe deputetin e pavarur Robert Bitri, dhe deputetët e PDIU-së që e kanë deklaruar votën pro qeverisë.
Burime për Fax Neës bëjnë me dije se PD-ja dhe LSI-ja nuk do të jenë të pranishme në seancë, përveç dy deputetëve Petrit Vasili dhe Edmond Spaho.
Këta të fundit, në emër të grupeve parlamentare të PD-së dhe LSI-së do të kërkojnë që të bëhet nul projektligji që u kalua të enjten e shkuar nga ana e mazhorancës, për prishjen e Teatrit Kombëtar.
Ndërkohë zëra në media thonë se Rama ka nisur negociatat e fshehta me disa përfaqësues të këtyre partive, po nuk dihet nëse do t’ia dalë që të sjellë në Kuvend ‘’të penduar”.
Vetë kreu i PD-së Lulzim Basha nuk ndodhet në Shqipëri, pasi ka nisur një vizitë disaditore në Amerikë.