“Rama, një me Bajret që terrorizojnë Shkodrën”, Berisha publikon targat e makinave të blinduara, policia nuk i ndalon

Denoncimi i një punonjësi policie nga Shkodra nxjerr për të disatën herë në sytë e publikut, emrin e një biznesmeni me aktivitet kriminal të lidhur me kryeministrin Edi Rama.
Punonjësi i policisë i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit ku e informon se, Behar Bajri, djali i xhaxhait të Safet Bajrit, një shtetas që ka aktivitet kriminal në fushën e trafiqeve ndërkombëtare të lëndëve narkotike lëviz me makina të blinduara në Shkodër dhe policia nuk guxon ta ndalojë.
Postimi i Berishës në Facebook
Rama nje me Bajret qe terrorizojne Shkodren!
Lexoni denoncimin e policit dixhital. sb
“Te uroj shendet dhe jet sa me te gjat doktor Berisha. Une jam nje punonjes policie i forces operacionale ne qarkut Shkoder. Dua te bej nje pyetje kryeministrit te vendit, se kush esht nje person me emrin Braqe nga Shkodra qe komunikon dhe per cfar komunikojn bashk. Para se ta thot kryeministri po ta tregoj un se kush esht kry person, i cili quhet Behar Bajri djali i xhaxhait Safet Bajrit, nje shtetas qe ka aktivitet kriminal ne fushen e trafiqeve nderkombetar te lendeve narkotike.
E gjithe policia e Shkodres e di per automjetet e blinduara qe leviz i armatosur ky person dhe lidhjet e tija. Mjafton te verifikohen keto targa a korespondojn me automjetet e blinduara qe kan ne perdorim. po ju dergoj dhe llojet e blindave qe levizin dhe si ndalon njeri. Audi targa AA006GN. Audi targa AA623GI. Benc mercedes Sh7330D. Ju lutem publikoji te pakten te ken kujdes komunitet dhe te ruajn veten se shteti sguxon me ju afruar. Ju faleminderit”.