Rama dënon të sëmurët me kancer me vdekje, mungon ilaçi i kimioterapisë, miliona euro për Vilmën

Nese do na kishte mbetur pak ndergjegje te pakten brenda profesionalizmit te mos perdoremi si marioneta te interesave te qeverise. Nuk mund te bejme te cuditurin apo te habiturin per te permbushur kenaqesite e bastisesve te ketij vendi.
Te pakten duhet te pranojme qe brenda deklarates se mungeses se herceptines ka gjithcka te vertete pasi pacientet e pohojne dicka te tille, dhe kesaj smund t’i shmanget askush nga specialistet.
Herceptina vjen ne nje mase te caktuar, larg mases se nevojave te pacienteve me kancer gjiri edhe kete se mohojne dot profesionistet.
Kryeministri premtoi qe herceptina do te jete nder barnat e rimbursueshme, ne fakt ajo jo vetem qe nuk eshte, por mbetet ne regjistrin e barnave te farmacise se QSUT, sikurse dhe kimiopreparatet e tjere.
Fakti qe nuk ka buxhet per te permbushur nevojat e ketyre pacienteve nuk duhet t’ju indinjoje ju, por qeverine e nese beheni pale me te atehere jeni dhe ju po aq bashkefajtore, por kjo ne kurriz te shendetit te qytetareve.
Ju e dini mire qe shume paciente detyrohen ta blejne herceptinen, te tjere e bejne kuren jashte Shqiperie e te tjere mundohen te njohin dike qe te jene ne liste per ta perftuar.
Nuk mbuloni dot zullumet e qeverise qe kerkoni te mbeshtesni.
Deputetja e Partisë Demokratik Orjola Pampuri ka reaguar ditën e sotme nëpërmjet një deklarate për mediat nga ambjentet e Spitalit Onkologjik. Në fjalën e saj Pampuri është shprehur në lidhje me mungesën e kimiopreparatit të herceptinës.
“Kryeministri mashtroi për herceptinën, pasi sot ajo mungon.

Pacientët do të jenë të pajisur me kimiopreparatin është shprehur ai, por nëse pyet brenda ambjenteve të spitalit do të shohësh që nuk ka, ose ka në sasi të vogël.
Në vend që të mendoj për shëndetin e qytetarëve, ka menduar për check up-in”, është shprehur deputetja Pampuri.
Ditën e sotme deputetja e PD-së, ka qenë e ftuar në Fax Neës, ku ka folur mbi mungesën e herceptinës dhe vështirësit që hasin pacinetët për të siguruar medikamentet të ndryshme në QSUT.
Në fjalën e saj Pampuri ka thënë se pacinetët presin me muaj të tëra për të siguruar këtë medikament.
“Unë sot bëra një deklaratë për mungesën e herceptinës, ku herceptina në Spitalin Onkologjik është në masë fare të pakët.
Ta shpejgojmë teknikisht, nëse qeveria ose kryeministri premtojë para disa muajve që herceptina nuk do të mungojë në Spitalin Onkologjik, pas disa muajsh, pra nga prilli e sot, e denoncuar kjo gjendje edhe nga media të ndryshme, për mungesë të herceptinës, por jo mungesë totale, vazhdon.
Herceptina vjen dhe vijnë 30 flakon, të cilët i vijnë në ndihmë 30 pacinetëve.
Herceptina ka një masë tavan, pra për numrin e flakonve të herceptinës e cila vjen në Spitalin Onkologjik dhe ky numër është në një masë të caktuar, por nuk e përballon në mënyrë absolute nevojën që kanë pacientët. Nëse vijnë 30 flakon, nevoja është për 100 për 200 të tillë. Këta të tjerët rrinë në radhë, janë listë pritje.
Nëse një grua do të nis kimioterapinë, ajo duhet të marr këtë flakon, të cilin duhet ta marr në kohën e duhur.

Afati kohor është 21 ditë, maksimumi që pacientja mund të pres jashtë këtij afati kohor është 10 ditë. Dhe pas një muaj, patjetër duhet të bëjë ciklin tjetër, por ndërkohë ajo është në radhë, sepse kimiopreparati herceptina nuk ka ardhur ende.
Kjo është arsyeja se pse themi është inekzistente.
Me atë deklarate i dhamë zë prononcimit të ministres. Ekziton herceptina, por nuk përballon qytetarët, nuk përballon nevojat e tyre. Nëse një person sot do të shkojë të kërkojë herceptin ka shumë gjasa që atë mos ta marrë në kohë.”
Me sa ditë është bërë vonesa e marrjes së këtij medikamenti?
“Varet nga prioriteti që ka personi. Në rastet më të mira kanë qenë 4 deri në 10 ditë, por kemi dhe raste që kanë pritur me muaj. Dhe më pas janë detyruar të shkojnë në spitale private, sepse i ofrojnë.
Në të gjitha vendet e Europës, shteti i shërben shëndetësisë, në Shqipëri ndodh e kundërta. Sistemi i shëndetësisë është nga më të rëndësishmit dhe një sistem që i shërben qeverisë është në dëmë të qytetarëve.
Mungesa e herceptinës shëndërron edhe marrëdhëniet mes mjekëve dhe pacientëve.
Nuk ka mjek që nuk do ti shërbej pacinetit, por mjeku vendoset në vështirësi për shkak të numrit të vogël të tyre.
Herceptina kushton 2 mijë euro një séance kimioterapie.
Imagjinoni që kura në kimioterapi shkon nga 6 muja në një vit. Dhe se sa duhet të harxhojë një familje”, tha ajo