Rama braktis Kuvendin, Spaho thirrje Ruçit: Ku është ai mender kryeministër, sille këtu burracakun,

Kryeministri Edi Rama sërish e ka braktisur kuvendin ndërsa po diskutohet për projektligjin e shembjes së Teatrit Kombëtar.
E ka bërë të rrugës që kur ka çështje të nxehta në Kuvend, që kanë të bëjnë me qeverinë e tij, Rama e braktisë seancën.
Duke marrë fjalën për procedurë në sallën e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PD-së Edmond Spaho ka kërkuar që të ndërpritet seanca dhe të vijë Edi Rama që të mbrojë projekt-ligjin e propozuar nga ai për shembjen e Teatrit.
‘Të vijë Edi Rama, ai burracaku, ai mender kryeministër që pat frikë të firmoste edhe ligjin, duke ja lenë zv/kryeministres. Të ketë kurajon e të vijë këtu e të mbrojë projekt-ligjin që ka sjellë vetë për të prishur Teatrin.
Siç e dini jashtë po bëhet një protestë kundër këtij ligji, prandaj ai duhet të vijë e të mbrojë’, tha Spaho.
“Ky projekt për shkatërrimin ka 20 vjet që ka nisur që në kohën kur Rama ishte MK, tani që është kryeministër dhe e gënjen mendja që ka edhe gurin edhe arrën në dorë e riparaqiti. Unë ju kërkoj në emër të opozitës që të ndërprisni sencën të sillni Ramën këtu se debati nuk bëhet me bedel, mender kryeministri të jetë këtu”, tha Spaho.
“Thirreni atë burracakun, që nuk firmosi as vendimi po la zëvendësministren, se kishte frikë që do të merrte përgjegjësi ligjore në të ardhmen. Të vijë këtu dhe të japë gjithë shpjegimet e nevojshme”, u shpreh më tej Spaho.
Rama shmangu praninë e tij në Kuvend, duke qenë pjesë e një takimi, lidhur me aksionin e Ministrisë së Brendshme të Forcës së Ligjit.