Protesta për Teatrin/ Artisti i njohur: Nëse ata kanë vendosur të na vrasin, dy duar për një kokë janë

Artistët të mbështetur edhe nga qytetarët kanë vijuar edhe sot protestën në oborrin e Teatrit kundër shembjes së Teatrit Kombëtar dhe kundër ligjit që u votua në Kuvend ditën e enjte me votat e sociaolistëve.
Neritan Liçaj ka qenë ai që ka bërë një deklaratë të fortë, duke ftuar të gjithë qytetarët për të protestuar, pasi sipas tij, çdo gjë ka mbaruar në Shqipëri dhe shteti është i korruptuar nga fillimi në fund.
Pjesë nga deklarata
Çfarë duhet që të presin më qytetarët kur është de legjitimuar institucioni më i rëndësishëm i vendit që është Parlamenti.
Nëse ata kanë vendosur që të na vrasin ne, dy duar për një kokë janë. Koha ka treguar se sa herë qytetari ka dalë përpara pushtetit kemi parë që kanë fituar qytetaria. Kemi interes për një të ardhme më të mirë, kemi një interes që të mos jetojmë në këtë vend të korruptuar nga fillimi deri në fund. Ne mund të ndryshojmë çdo gjë në këtë vend, nëse dalim dhe tregojmë se kush jemi.

Teatri 2