Protesta për Teatrin, juristi: Çështja është, do ruajmë identitenin tonë apo do lemë ata të fitojnë 200 milionë euro

Artistë dhe qytetarë të ndryshëm kanë vijuar protestat në mbrojtje të Teatrit Kombëtar të cilin qeveria kërkon ta shembë. Mes atyre që kanë marrë fjalën për të kundërshtuar shembjen e godinës së Teatrit ka qenë edhe juristi Çlirim Gjata, i cili në fjalën e tij deklaroi se, kjo që po bëhet në mbrojtje të Teatrit Kombëtar është mjaft sublime.
Gjata u shpreh se jemi para dy zgjidhjeve, të mbrojmë trashëgiminë kulturore ose ti lëmë ta shkatërrojnë dhe të vjedhin 200 milionë euro.
Gjata u shpreh qartë se e vetmja zgjidhje është që çdo ditë të shkohet tek Teatri dhe të protestohet në mbrojtje të tij.
“Janë mbledhur një grusht njerëzish që duan të vrasin Teatrin, kjo është perandori e artit shqiptar, ata këtë duan të heqin. Më bëri përshtypje ajo marrëveshje që ishte bërë, që tetra të shembet por territory të mos preket, por si mund tu besohet more atyre, kush do iu lerë ti vini metrën pasi ta shembin, po si dreqin mund tu besohet kaq thjeshtë, po të kishim të tillë që munnd të besohej nuk do të kishim këtë problem, s’do të ishim as këtu
Këtu është një çështje nëse do ruajmë identitenin tonë apo ato do të fitojnë 200 milionë euro, kaq është historia.
Shpikin peticione me emra dhe nuk shohim asnjë firmë dhe na dalin se kishin ardhë firma edhe nga Amerika.
Kush është zgjidhja mendoj unë, negociatat janë fasadë, gjithçka bëhet për të pritur muajin gusht kur Tirana largohet. E vetmja gjë është që të vijmë çdo natë këtu ku qytetarët t’i thonë: Nuk ke për ta shembur këtë godinë ose të futemi brenda se nuk e shembin me njerëz brenda, këtë shoh si rrugë”, tha Gjata ndër të tjera.