Protesta për Teatrin/ Aktori i njohur: Zoti i dha Ramës sot një shenjë për ditëlindje

Në vijim të protestave kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, aktori Neritan Liçaj e ka parë tërmetin si shenjë nga Zoti për të treguar që godina e Teatrit është më e fortë nga sa pandehet.
Ai madje i bëri thirrje kryemininstrit Edi Rama dhe deputetëve ta shihnin këtë çështje si përfaqësues të popullit.asa 1
“Ekzistenca ime varet nga unë dhe vetëm ai lart, ai lart sot dërgoi një shenjë shumë të bukur mbi të gjitha për Ramën, në ditën e ditëlindjes së tij.
Ajo shenjë ishte që kjo nëna jonë e vjetër e plakur na doli më e fortë se ato nuset e reja, parlamenti, ministritë.
Lart në qiell është Nënë Tereza që ka një shenjë të bukur: Kemi harruar se i përkasim njëri-tjterit prandaj nuk gjejmë paqe. Këtë i them ta mbajë vath në vesh edhe kryeministri.
Deputetë, më bëni të ndihem krenar që përfaqësohem nga ju. I jeni betuar flamurit, kombit e kushtetutës. Nesër do të tregoni si do të votoni, si deputetë dhe shpresë e popullit apo njerëz partiakë. Gjithë populli po ju vëzhgon. Nesër nga ju varet Teatri, kuptoni rëndësinë e këtij vendi”, tha Liçaj.
Protestës së artistëve sot iu bashkua edhe kryteari i PD, Lulzim Basha. Gjatë fjalës së tij, Basha paralajmëroi kryeministri Edi Rama që të tërhiqet nga miratimi i projektligjit për Teatrin nesër në Kuvend, pasi opozita nuk do e lejojë dhe do bëjë gjithçka për mbrojtjen e Teatrit.