Presidenti veproi…

Nga Kastriot ISLAMI

Shqipëria është një vend që drejtohet nga qeveri e korruptuar, e lidhur me krimin dhe trafikantët.
Një vend me regjim autoritar që drejtohet nga një kupolë përfaqësuese e interesave të një pakice kleptokrate dhe oligarkike.
Shqipëria është vendi ku pasurohen vetëm një grusht gangsterësh në pushtet dhe varfërohen të gjithë të tjerët, edhe biznesmenët e ndershëm, edhe profesorët, edhe mjekët, edhe mësuesit, edhe minatorët, edhe ushtarakët, edhe të papunët, edhe pensionistët, edhe të rinjtë, edhe burrat, edhe gratë, pa përjashtim të gjithë ata që nuk janë pjesë e klientelës së kupolës së regjimit…
Shqipëria është tashmë vendi i vetëm në botë pa gjykatë kushtetuese….që qeveriset sipas halucinacioneve të një individi…të Edi Ramës.
Në Shqipëri nuk ka më asnjë pengesë institucionale e kushtetuese për zullumet zinxhir që po mbysin vendin; ato i ëndërron dhe kryen një person, i miraton qeveria klienteliste dhe i ratifikon shumica parlamentare e manekinëve sikur të gjitha këto të ishin kukullat ruse…
Shqipëria është kthyer në regjim ‘uan men shou’ të një individi të marrë, të etur për pushtet e para…
Ministrat në rresht vazhdojnë të pasurohen, duke mos e carë kokën për hallet e qytetarëve por vetëm si ti servilosen bosit të tyre…
Deputetët e maxhorancës parlamentare, mediokër, pa identitet dhe të papërgjegjshëm, bëjnë karrierë duke ngritur symbyllur kartonat dhe duke u sherrosur nëpër ekrane për të mbrojtur kaporalin e tyre…

Media e paguar me paratë e korrupsionit, krimit e trafiqeve i thur lavde shefit dhe shan, ofendon dhe shantazhon opozitën dhe të gjithë kundërshtarët e regjimit…
Vetëm biznesi klientelist po pasurohet me koncensione e tendera, bizneset e tjera po rrudhen dhe po mbyllen…
Shoqëria civile është nënshtruar dhe kthyer në servile të pushtetit të një individi….
Drejtësia është shpërbërë, në kaos dhe nën kontrollin e një individi…
Disa zyrtarë të lartë që hartojnë raportet për Shqipërinë janë indiferentë ose të kompromentuar…
Qytetarët janë të mpirë e të pashpresë, duan vetëm të emigrojnë…
Opozita nuk është ende një alternativë udhërrëfyese dhe e besueshme e protestës qytetare…
Ligji për prishjen e Teatrit Kombëtar ishte njëri nga zullumet…e një mullari të madh zullumesh…
Të gjithë mekanizmat mbrojtës të shtetit ligjor s’arrijnë dot të ndalnin këtë marrëzi të një individi…
Fatmirësisht Presidenti veproi kundër marrëzisë….Ky është një veprim që ngjall shpresë…
Shqipëria është në udhëkryq… në prag të rrokullisjes…boshatisja e vendit ka nisur…
Pritet me shpresë që qytetarët e ndershëm dhe opozita të veprojnë…
Përndryshe gjërat mund të shkojnë keq e më keq…