Peticioni për shembjen e Teatrit, Basha: Rama një mashtrues serial! Kullat janë ëndrra e tij

Kryetari i PD, Lulzim Basha në një dalje për mediat ka komentuar peticionin e fundit të 54 artistëve për prishjen e Teatrit Kombëtar.
Basha tha se Rama është kryemashtrues, dhe qëllimi i tij i vetëm është përfitimi që do të marrë nga ndërtimi i kullave.
“Asnjë gjeneratë nuk mund të hiqet si pronare e trashëgimisë kulturore. Teatri i ri ishte loja: Kullat! Një aferë 200 milionë euro!
Qeveria ka kryer një mashtrim total për ndërtimin e Teatrit, qëllimi i vetëm i tij është ngritja e kullave, Vetëm me shpenzimet e luksit që ka kryer qeveria mund të ndërtoheshin 5 teatre jo një. Po shembet trashëgimia e qytetit të Tiranës. Rama është një mashtrues serial.
Kur lexova peticionin ndjeva neveri për mënyrën sesi Edi Rama ka abuzuar me dëshirën legjitime të artistëve për të pasur kushte komode. Mediat kryesore në vend janë në duart e ortakëve dhe të klientëve të Edi Ramës.
Mundësitë ekzistojnë, alternativa, s’ka vullnet se kjo qeveri s’ka ndër mend ti shërbejë artistëve.
Ne kemi një plan me dy pika qe e para: plan që financimi i artit e kulturës të jetë në nivelin e vendeve evropiane dhe dy subvencionimi të bëhet nga borde të zgjedhura në mënyrë demokratike e transparente, decentralizimi i menaxhimit të financave”, u shpreh Basha.